Po jetojmë në kohën kur veshja dhe paraqitja e jashtme ka një rëndësi shumë të madhe, e ku secili mundohet të jetë i veçantë e unik në formën e tij ,shkruan InforCulture.info

Dizajnimi i rrobave nga vet ne, mund të jetë gjëja më e mirë dhe më pak e kushtueshme kur duam të dukemi më “atraktiv” e më me stil.

Secilit prej nesh i ka rastisur që së paku një herë në jetë të qepë një kopsë ,të rregullojë një këmishë të grisur apo diçka tjetër të thjeshtë.

Mirëpo të paktë janë ata që me qepje apo zbukurime të ndryshme modifikojnë rrobat e tyre dhe i bëjnë ato të duken edhe më bukur se që janë bërë në fabrikë apo shtëpi mode.

Nuk është thënë kot që “Detajet bëjnë diferencën” ,kjo padyshim që vlen edhe tek rrobat, ku me një detaj ne mundë t’iu japim atyre një pamje të mrekullueshme.

Videoja e mëposhtme ,na e dëshmon qartë, se me disa truqe të lehta të qepjes , ne mund t’iu japim rrobave tona pamje krejtësisht tjetër dhe shumë të bukur./InforCulture.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here