Një gotë me ujë të vakët është kura më e mirë për tretjen, refluksin, aciditetin në stomak, madje edhe për ankthin apo sulmet e panikut.
Teksa lexoni këto rreshta mund të mendoni sa e pamundur duket që të pihet një gotë e plotë me ujë të vakët. E vërtetë, por për tretjen dhe probleme të ngjashme, kjo gotë duhet pirë me gllënka të vogla, të cilat japin një çlirim të menjëhershëm.
Shumë njerëz besnikë të një stili të shëndetshëm jetese e pinë një gotë me ujë të vakët që në mëngjes ose përpara se të flenë.
Uji duhet të ketë temperaturën mes 50°C dhe 60°C. Temperatura më të larta janë të rrezikshme.
Për t’ia pwrmirwsuar shijen ju mund të shtoni pak limon, që të përfitoni edhe vitaminën C.
Më poshtë do të gjeni përfitimet që i vijnë organizmit nga uji i vakët.
Ndihmon tretjen
Pirja e ujit të vakët qetëson dhe aktivizon sistemin tretës.
Uji është mbi të gjitha një lubrifikant për sistemin tretës.
Uji vërshon në stomak dhe zorrë, i hidraton dhe pastron ato.
Uji i vakët shpërbën çdo lloj mbetje ushqimore që pengon tretjen.
Zhbllokon hundët
Temperatura e ujit dhe avulli zhbllokon rrugët e frymëmarrjes, madje zbut edhe dhimbjen e kokës si pasojë e sinozitit.
Pirja e ujit të vakët ngroh të gjithë zonën e frymëmarrjes madje zbut edhe fytin e thatë.
Qetëson sistemin nervor
Pirja e ujit të vakët e qetëson sistemin nervor dhe lubrifikon trupin.
Kur sistemi nervor është i shëndetshëm, do të keni më pak dhimbje apo sulme paniku gjatë ditës.
Njerëzit, që vuajnë nga artriti mund ta përdorin ujin për të qetësuar sistemin e tyre nervor.
Kuron konstipacionin
Uji i vakët ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe nxjerren e mbetjeve ushqimore të bllokuara në to.
Pirja e rregullt e ujit të vakët ju mbron nga konstipacioni.
Ndihmon për rënien në peshë
Pirja e ujit të vakët stimulon sistemin e temperaturës së brendshme trupore.
Trupi e kompenson temperaturën e lartë duke ulur temperaturën e brendshme dhe si rrjedhojë aktivizon metabolizmin.
Zorrët lëvizin rregullisht dhe largojnë edhe lëngjet e akumuluara përgjegjëse deri në një pikë për peshën trupore.
Pirja e ujit të vakët ka një sërë përfitimesh, por nuk është një kurë magjike.
.
Eshtë shumë e rëndësishme që të tregoni kujdes me temperaturën e ujit përpara se ta pini atë.