Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i rasteve të shkojë në 16, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas IKSHP’së, gjendja e saj është stabile.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një)  rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here