6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home SHKENCË/TECH Vrima e ozonit sivjet mund të jetë më e vogla në disa...

Vrima e ozonit sivjet mund të jetë më e vogla në disa dekada

Vrima e ozonit mbi Antarktik këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tri dekada, thonë shkencëtarët.

Vëzhgimet e boshatisjes së gazit në amtosferë tregojnë se vrima nuk është hapur në vitin 2019 në mënyrën siç bën zakonisht.

Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit.

Vrima është gjithashtu larg polit, shtoi agjencia e Bashkimit Evropian.

Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit.

Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.

Vincent-Henri Peuch, i cili udhëheq agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.

Protokolli i Montrealit, i nënshkruar nga qeveritë e vedeve të ndryshme në vitin 1987, parasheh përmirësimin e situatës duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e kimikateve më të dëmshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush ishte “Popeye” i jetës reale?Personazhi nga i cili u krijua filmi i animuar

Emri i tij i vërtetë ishte Frank "Rocky" Fiegel. Ai lindi në 1868 në Poloni dhe, si fëmijë, emigroi në Shtetet e...

Italianët që projektuan Tiranën moderne

Nga Zylyftar Hoxha Në historinë e kryeqytetit tonë, Tiranës, vitet ’30 – ‘40 të shekullit të kaluar, përsa u...

Ndoshta e dinit gabim! Gota e ujit pihet para apo mbas kafesë ?

Ujë para apo pas kafesë? Kjo është dilema të cilën duam ta sqarojmë. Sipas traditës në pjesën më të madhe të bareve,...

Historia e shqiptarëve pranë Zadarit “Arbanasit” – Dom Mijo Čurković (1922)

Bazuar në librin “Povijest Arbanasa kod Zadra” (Historia e shqiptarëve pranë Zadarit) e Dom Mijo Čurković (1922) Që nga...

Recent Comments