Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

S’e keni idenë se çfarë ndodhet poshtë kishës së Shën Marisë në Elbasan

Kisha Shën Maria në Elbasan është një nga kishat më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Ajo u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit të XIII në lagjen “Kala” të këtij qyteti.

Sipas arkivave të Vatikanit, më herët, rreth viteve 458-519 flitet për ekzistencën e një katedraleje në qytet.

Por kisha merr një rëndësi të veçantë sidomos pas pushtimit turk. Në atë kohë, banorët e lagjes “Kala” iu drejtuan me një kërkesë Portës së Lartë ku i kërkuan që të mos prishej kisha.

Si rrallëherë në historinë e perandorisë Osmane, Porta e Lartë e mori në konsideratë kërkesën e banorëve të lagjes “Kala”, por vendosi një kusht, kisha nuk do të shembej, por kulla e këmbanës së saj nuk do të ishte më e lartë se sa minaret e xhamive në qytet. Dhe ashtu u bë. Kisha nuk u shemb.

Përreth kishës ndodhej varreza dhe në nder të besimtarëve ortodoksë, u vendos që ata të zhvarroseshin të gjithë dhe eshtrat të vendoseshin në dyshemenë e kishës. Dhe ashtu u bë. 600 skelete njerëzish u sistemuan në dyshemenë e kishës dhe sipas ët dhënave ndodhen aty edhe sot e kësaj dite.

Gjithashtu nën dyshemenë e kishës Shën Maria ndodhen katakombe dhe tunele të nëndheshme që përfundojnë në male dhe në Shkumbin, shkruan InfoElbasani.

Kisha u dogj në vitin 1818 por u rindërtua në vitin 1826. Ndërtimi i ikonostasit të saj përfundoi në vitin 1833

In For Culture

Recent Posts

Shëron kollën, ky është shurupi natyral me katër përbërës që mund ta përgatisni edhe në kushte shtëpie

Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë…

15 mins ago

Kur kandidatët për deputetë premtonin ujë, drita e rrugë, historia e panjohur e fushatës elektorale të 1921-it

Publikohet historia e panjohur të zhvillimit të zgjedhjeve të para parlamentare që u mbajtën në…

23 mins ago

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

Në një shkrim të Profesor Doktor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë…

31 mins ago

Ushqimet që mund ti konsumoni edhe pas skadencës

Koha të gëzoheni, sepse sot ju kemi sjell një listë të ushqimeve të cilat mund…

59 mins ago

Donin të shembnin Kishën e Laçit, as shkenca nuk e shpjegon dot atë që u ndodhi 32 ushtarëve

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të…

1 hour ago

Kjo është historia e Louis Vuitton – nga një njeri i varfër në një markë gjigande

Sipas statistikave të vitit 2020, kompania Louis Vuitton zë vendin e 9-të midis markave më…

2 hours ago