Mënyra e teshtitjes mund të jetë ndryshe në shtëpi nga një takim biznesi, kur mund thjesht ta lejoni veten të teshtini ashtu si ju vjen ose ta ndalni atë.

Mund të duket e sjellshme të ndalet teshtitja në publik por kjo nuk është aspak mirë për shëndetin tuaj.

Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë prej 160 kilometrash në orë.

Nëse e mbani teshtitjen, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që lehtë mund të lëndohet, p.sh në veshët tuaj që mund të shkaktojë një dëmtim të timpanit.

Poashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marramendje për një kohë të gjatë, transmeton Klan Kosova.

Nëse ndalni teshtitjen, po për shkak të presionit, mund të dëmtoni edhe enët e gjakut në sy ose diafragmën.

Në rast të një teshtime të fortë që ju e keni ndalur qëllimisht, ka shumë gjasa që të lëndoni edhe qafën tuaj. Përveç kësaj, një veprim i tillë mund të dëmtojë edhe plagët tek njerëzit që kanë operuar kohët e fundit sinuset.

Në rastin më të keq, ndalimi i një teshtime mund të rezultojë me këputjen e enëve të gjakut në tru dhe të provokojë një goditje ne tru që mund të jetë fatale.

Prandaj kurdo që ndjeni se keni nevojë të teshtini, edhe nëse jeni në publik, mos keni turp të bëni një veprim të tillë sepse çmimi që mund të paguani është shumë i lartë.

Në vend që të kufizoni veten, vendosni një shami në hundë dhe teshtini. Nëse nuk mund ta vendosni menjëherë shaminë, mund ta mbuloni hundën dhe gojën me dorën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here