6.1 C
Pristina
Friday, February 26, 2021
Home KËSHILLA Shkencëtarët: Pastrimi i duarve me sapun është më efikas se alkooli

Shkencëtarët: Pastrimi i duarve me sapun është më efikas se alkooli

Dezinfektuesit, të cilët përmbajnë alkool janë mjaft efektivë në eliminimin e viruseve, mirëpo sipas ekspertëve, metoda më e mirë e pastrimit të duarve është me anë të ujit dhe sapunit.

Viruset mund të qëndrojnë aktivë në sipërfaqe të trupit me orë dhe ditë të tëra. Dezinfektuesit, lëngjet, pecetat dhe kremrat që përmbajnë alkool, janë efektive në eliminimin e tyre, por jo aq efektive sa larja e tyre me ujë dhe sapun.

Por pse një sapun mund të funksionojë kaq mirë në eliminimin dhe mbytjen e viruseve, duke përfshirë edhe virusin COVID-19? Përgjigja është e thjeshtë: sepse virusi përbëhet nga disa grimca nanometrike, të grumbulluara, në të cilën shtresa lipikde, që shërben si lidhje në mes tyre është shumë e dobët.

Duke marrë parasysh këtë fakt, sapuni ka aftësi që ta shkatërroj me lehtësi këtë membranë lipidike dhe në këtë rast virusi zbërthehet, dhe vdes apo bëhet inaktiv.

Më gjerësisht, ndërtimi i virusit konsiston në 3 përbërës kryesorë: acidi ribonukleik, proteinat dhe lipidet. Në sipërfaqe, ai krijon një numër të madh të këtyre përbërësve, të cilat më pas spontanisht mblidhen duke krijuar viruse të tjera. Kur një qelizë e infektuar vdes, të gjitha këto viruse largohen duke tentuar të infektojnë qeliza të tjera, disa prej të cilave përfundojnë në mushkëri dhe rrugë të frymëmarrjes.

Kur ju kolliteni ose teshtini, këto copëza të viruseve dalin nga rrugët e frymëmarrjes dhe mund të përhapen deri në 10 metra në mjedisin e jashtëm. Këto copëza të vogla përfundojnë në sipërfaqe dhe thahen shumë shpejt, ndërkohë virusi qëndron aktiv. Lëkura e njerëzve është një mjedis i duhur për mbijetimin e virusit, është “organike” dhe proteinat e yndyrnat e ndodhura në qeliza të vdekura, shërbejnë si ushqim I tyre.

Nëse vazhdoni që me ato duar ta prekni fytyrës, sytë apo hundën virusi do të hyjë brenda organizmit dhe ju do të infektoheni.

Kështu që larja e duhur e duarve me sapun është e domosdoshme, pasiqë sapuni përmban disa substanca yndyrore të ngjashme me membranën yndyrore të virusit, prandaj është efektiv në shpërbërjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kalaja e Shkodrës, një histori e shkurtër e kalasë së qëndresve epike

Në shekullin V – IV p.k. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç në hyrje të qytetit në...

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Nga: Mehmet EleziSipas njoftimit që dha media kah fundi i gushtit 2013, ato ditë artisti holandez Jaap van’t...

Ja çfarë i konsideronte shqiptarët Adolf Hitler

Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër ariane", për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte "vend të...

Harta greke e gjakut dhe e zjarrit në Shqipërinë e jugut

Ndonjëherë janë bërë polemika në lidhje me krimet greke në territorin tonë gjatë Luftës së Parë Botërore. Grekët përdorin tezën se këto...

Recent Comments