Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i dëgjuesëve gjatë gjumit, ndonëse i zakonshëm për muzikë apo tinguj relaksues, mund të mos jetë gjithmonë i sigurt.

 

Sipas tyre, dëgjueset nuk duhet të izolojnë plotësisht personin nga ambienti, pasi kjo mund të paraqesë rrezik në raste emergjente.

 

Rekomandohet që volumi të mbahet rreth 50% ose më i ulët dhe të përdoret opsioni i ndaljes automatike të zërit pasi personi të flejë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

Po ashtu, theksohet rëndësia e higjienës, pasi papastërtitë dhe dylli i veshit që grumbullohen në dëgjuese mund të shkaktojnë irritime apo infeksione.

Si alternativë më e sigurt, ekspertët sugjerojnë dëgjuese që vendosen mbi vesh, jo ato që futen direkt në kanal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here