Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky emri i saj i vërtetë, apo është falsifikuar?
✍️- Ejani dhe të mësojm historinë e vërtetë dhe kush e fasifikoi këtë emër?
Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi.
⚔️ Halid ibn Velid në një duel historik kundër Hormuzit
Në ditët e para të çlirimit islam të Irakut, ushtria myslimane u takua me ushtrinë persiane në Betejën e Zinxhirëve (Dhati selasil) në vitin 12 H / 633 të erës sonë. Është quajtur beteja e zinxhirëve, ngase perandori persian i kishte lidhur ushtarët me zingjir nga frika të mos ikin nga fusha e betejesë.
Vendi i betejës në veri të Kuvajtit,( El Kadhime)!
Siç ishte zakon në luftërat në atë kohë, komandantët dolën të parët për të bërë duel ushtritë e tyre përkatëse.
🌴- Halidi, Zoti qoftë i kënaqur me të, komandanti i ushtrisë myslimane, doli për ta takuar atë, për të bërë duel me shpata me Hormuzin komandanti i ushtrisë persiane.
Të dy komandantët iu afruan njëri-tjetrit derisa ishin më afër radhëve të ushtrisë persiane sesa radhëve myslimane. Pastaj Hormuzi zbriti nga kali dhe e sfidoi Halidin që ta luftonte në tokë nëse ai ishte një hero i vërtetë. Halidi e pranoi sfidën dhe zbriti edhe ai nga kali, dhe secili ia ktheu kalin ushtrisë së tij.
🌴- Të dy ushtritë qëndronin duke e parë skenën me një pritje të madhe: komandanti suprem i myslimanëve po duelonte me komandantin suprem të persianëve – një ngjarje e rrallë në historinë e luftës. Beteja po zhvillohej në këmbë, që do të thotë se mbijetesa ishte e vështirë dhe fundi i njërit prej tyre dukej pothuajse i pashmangshëm.
👈- Por Hormuzi kishte shpikur një tradhëti (truk) para duelit; ai kishte përgatitur pesë nga kalorësit e tij më të fortë për të sulmuar Halidin r.a. në fillim të luftës.
Sapo shpatat u përplasën midis dy komandantëve, Hormuzi dha sinjalin dhe pesë kalorësit u nisën drejt Halidit, duke synuar ta vrisnin.
👈- Në atë moment, Halidi, Zoti qoftë i kënaqur me të, e kuptoi seriozitetin e situatës; myslimanët ishin larg dhe këta kalorës do ta arrinin atë para se dikush të mund t’i vinte në ndihmë Halidit.
Por ndihma hyjnore ndërhyri.
El ka’ka bin Amr Temimi e vuri re lëvizjen e kalorësve dhe menjëherë e njohu atë si një përpjekje për të tradhtuar Halidin. Ai menjëher u gjuajt si një shigjetë drejt arenës së duelit.
El ka’ka’ mbërriti në momentin vendimtar, duke vrarë kalorësin e parë persian dhe pastaj duke rrëzuar shpejt të dytin. Ndërkohë, mbërritën disa kalorës myslimanë dhe arena u shndërrua në disa duele individuale veq e veq.
🌴- Halid ibn Velidi, pasi i shpëtoi tradhtisë, u kthye në duelin me Hormuzin dhe tregoi aftësi të mëdha luftarake. Brenda pak minutash, Halidi qëndroi me shpatën e tij që pikonte me gjakun e komandantit persian, Hormuzit duke e vrarë për toke.
Persianët u tronditën thellësisht nga vdekja e udhëheqësit të tyre; ata gjithmonë i kishin konsideruar arabët inferiorë ndaj perandorisë së tyre të fuqishme dhe ushtrive të organizuara mirë. Por Halidi nuk u dha atyre kohë të rikuperoheshin nga tronditja, duke urdhëruar ushtrinë e tij të niste një sulm të përgjithshëm.
🌴- Për shkak të vdekjes së komandantit të tyre dhe rrëmujës që rezultoi, ushtria persiane nuk mundi të rezistonte për një kohë të gjatë. Radhët e tyre u thyen dhe myslimanët depërtuan në vijat e tyre, duke kulmuar me një fitore myslimane në Betejën e Zinxhirëve (Dhati Selasil), të udhëhequr nga një nga komandantët më të mëdhenj ushtarakë në histori:
Shpata e zgjatur e Zotit – Halid ibn Velid (Zoti qoftë i kënaqur me të).
📚 Burimi:
Et-Taberi, “Historia e popujve dhe Mbretërve.”
Ibn El Ethir, “El Kamil fi T’erih.”
Ibn Kethiri, “El Bidaje ve N-nihaje.”!(MV).
Dr. Musa Vila


