Kjo kullë është model i kullave të Abriasëve.
Është kullë qe sot është e vetmja në lagjën e poshtme te Abrisë(Tani Abria e poshtme)e cila u ka bërë ballë shumë furtunave e luftrave qe jan zhvilluar në Drenicë dhe kryesisht në Abri qe nga fillimi i shekullit të xx të e deri me sot.

Kjo kullë është e ndertuar qe nga viti 1913 dhe është ruajtur me fanatizëm nga pasardhësit.

Duhet cekë se përsoni qe është këtu në foto është Zeqir Gashi dhe këtë kullë ai e mbajti dhe thuaja ishte edhe ndertues i saj.
Zeqir Gashi ishte burr i urt i mençur bukëdhënës dhe mikpritës i njohur në Abri dhe më gjerë në Drenicë.

Edhe pse kjo familje ishte e vetme në mesin e fisit kuq te Abrisë burrat e këtij fshati qe ishin te mençur dhe bujar në shejë respekti e donin e nderonin dhe e respektonin këtë burr dhe sa unë mbaj mend në çdo vade qe ne themi në dasum e dek e drekë ky ishte i ftuar dhe gjithëherë në ballë të oxhakut.

Abriasit edhe kur shkonin diku në ndeja e ishte Zeqir Gashi me ta ata e venin të parin si prijës.
Kulla e Zeqir Gashit ishte gjithë herë me derë hapur për miq shokë e dashamir se edhe ishte bukë dhënës dhe përkah gjendja ekonomike qendronte gjithëmon mirë sepse e kishte si thot populli vatanin e mirë.

Vlenë me përmend se edhe pse ishte fis tjeter me Abriaset këta lidhen kumari e vllëzri e as njëherë miqësi duke u konsideruar si vllëzër dhe të një familje.
Edhe sot ruhet kjo lidhje në mes familjesë Gashi dhe Abriasve.
Desha te them se kjo kullë është e njohur në Abri si kulla e Zeqir Gashit e kjo edhe në luftën e fundit psoj shum demolime por prap i shpetoj të më të keqës dhe sot qendron në këmbë.

Kurse shumë kulla tjera u shkatrruan dhe nuk janë më.
Për këtë kullë dhe këtë burrë ka shumë me shkrue por unë ishkrova pak fjalë e shokët mund te vazhdojn.

Zeqir Gashi ishte i mençur dhe gjithëherë ishte me burrat e Abrisë në çdo pajtim e pleqni qe bëhëj në Abri dhe jo vetem.
Kulla e tij ishte shpesh vend takim i këtyre burrave ku bëhën pleqnit dhe pajtimet.

Shkruan Ismet Smakiqi
Editphoto : Valon Qorri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here