Kur ka ardhë pasha n’Gjakovë, ka thanë me ja que krejt parinë e shqiptarisë aty, dhe ata kanë shku.

Pasha po vet’, a vjen Binak Alia, sepse ja kish nie zanin dej n’Stamboll. Njëri tha se ai aty ngat teje asht Binak Alia. Po e kqyr ai Binak Alinë, i vogël me trup e po i thot’ “Kqyre Binak Alia, a ti je a, ai i thotë “PO”, dhe ai vazhdon..

“ N’Stamboll me më pas than’ dikush që kam me të takue, 100 lira i kisha dhan me t`pa, po sot qysh po t`shoh, 100 lira i kisha dhan’ mos me t`pas pa.

Binak Alia po i kthehet:

“Pashë, unë jam Binak Alia, n`koft që ma kesh trupin, e kesh Pereninë(Perendinë), se t’vogël m`ka falë, jo t’madh, që mi kesh’ teshat, unë si kam pre, e kesh’ terzinë, a që t’duhet ndoni i kallëpit t`madh, qitu përte rruge asht ni kasap, sa dy herë unë është, ta bijmë”.

Dhe Pasha mbet e po i thotë “A pom kallxon ti mu se qysh e arrite kit nam që me t`ardh zani dej n’Stamboll?!

Binak Alia po i përgjigjet:

“Maspari unë kurrë nuk ulna aty ku se kam venin, e dyta, kurrë nuk e tham fjalën pa e mendue mirë , vec kur t`ulna edhe t`flas, edhe mbreti me ardhë ma sun e lun”.

Dhe pasha e pa që s`ka shaka me Binak Alinë.

Treguar në emisionin Oksigjen, nga mbledhësi i anekdotave Salih Zogiani /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here