Edhe pse 70 për qind e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me ujë, oqeanet janë ende një mister për shumë shkencëtarë.

Është interesante se më shumë njohim sipërfaqen e hënës se sa, çfarë saktësisht fshihet në thellësitë e oqeanit. Në fakt, 12 persona kanë shkelur në hënë, kurse vetëm tre ishin në kanalin Mariana, vendin më të thellë të planetit, i cili është 11 kilometra i thellë, shkruan Live Science.

Shumë objekte historike ndodhen në oqeane

Më shumë objekte historike mund të gjenden në oqeane se sa në muzetë e mbarë botës, shkruan National Geographic.

Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për orë diellore të Vikingëve për lundrim (navigacion) apo dhuratë e perëndive të lashta, shumë gjëra të historisë botërore mund të gjenden në fund të oqeanit. Nëse kësaj i shtohet numri i madh i fundosjes së anijeve, rrënojat e të cilave shtrihen në fund të oqeanit, është e qartë se çfarë mund të gjenden në thellësitë e deteve dhe oqeaneve.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) James Delgado tregon se gjatë gjithë historisë kanë ndodhur madje 1 milion fundosje të anijeve, por shumica e rrënojave është ende e pazbuluar.

Ari i fshehur

Në oqean fshihet shumë më tepër pasuri se sa ne mund të imagjinojmë, e cila nuk përfshin vetëm florën dhe faunën.

Sipas Agjencisë Kombëtare të oqeaneve dhe atmosferës, oqeanet përmbajnë rreth 20 milion tonelata ar.

Është vlerësuar se, nëse do të mblidhej i tërë ari nga oqeanet, çdo person në Tokë do të kishte 4 kilogramë metal të çmuar.

Koralet kanë krem dielli

Shkencëtarët apelojnë se ngrohja e madhe e oqeaneve, ndotja dhe ndikimi i njeriut kërcënojnë jetën detare në botë.

Shkëmbinjtë koralorë janë ndër banorët më të ndjeshëm të oqeanit. Megjithatë, korali ka një mënyrë natyrale për mbrojtje: kremin e diellit.

Miliona vjet më parë, koralet në kepin e madh koralorë të Australisë kanë zhvilluar një barrierë mbrojtëse që i ndihmon ata të mbijetojnë nga dielli, sipas një deklarate të Organizatave të Bashkuara për kërkime shkencore dhe industrisë.

Ujëvarat e fshehura

Besoni apo jo, në oqeane fshihen madje edhe ujëvarat. Teknikisht, ujëvara më e famshme në botë ndodhet nën ujë, në mes të Groenlandës dhe Islandës.

Kjo ujëvarë nënujore, e cila është e njohur edhe si katarakt i kalimit (pasazhit) danez, përmban 5 milionë metra kub dhe bie në kaskada të pabesueshme prej 3 505 metra.

Ujëvara është formuar nga ndryshimet e temperaturës në ujë nga të gjitha anët e kalimit danez. Kur është më ftohtë, uji më i dendur nga lindja takohet me atë më të ngrohtë, më të lehtë nga perëndimi, ndërsa uji i ftohtë depërton përmes dhe bie nën ujin e nxehtë.

Liqenet dhe lumenjtë nënujorë

Oqeanet përmbajnë liqene dhe lumenj. Si është e mundur?

Kur uji i detit rrjedh nëpër shtresat e trasha të kripës, tretë kripën dhe krijon një depresion në shtratin e detit. Agjencia Kombëtare e oqeaneve dhe atmosferës shpjegon se si kripa e tretur gjithashtu krijon ujë në zonën e dendur dhe si i tillë vendoset në gropëzimet.

Këto liqene dhe lumenj nënujorë, të cilët janë të njohur edhe si pellgje të njelmëta, dhe janë të ngjashme me liqenet dhe lumenjtë në tokë, kanë bregdet, madje edhe valë.

Tinguj të çuditshëm nga thellësia

Nuk janë vetëm flora dhe fauna në oqeane subjekt i hulumtimit të shumë shkencëtarëve, por edhe numri i madh i tingujve që vijnë nga thellësitë e oqeanit, gjë që shkencëtarët akoma nuk mund t’i shpjegojnë me siguri.

Bloop është ndoshta tingulli më i njohur nënujorë, i cili është regjistruar në vitin 1997 me anë të hidrofonit, të cilin e ka vendosur Agjencia kombëtare e oqeaneve dhe atmosferës. Bëhet fjalë për një nga tingujt më të zëshëm i regjistruar ndonjëherë, dhe meqë zhurma paraqitet me kërcitjet e copave të akullta nënujore, askush nuk e di saktësisht se çfarë e prodhon këtë tingull të çuditshëm.

Kanali Mariana: Çfarë ndëgjohet në vendin më të thellë në botë?

Shumica bëjnë shaka se bëhet fjalë për tingullin Cthulhu, i një përbindëshi imagjinar i cili është kombinim i një oktapodi, dragoit dhe njeriut, dhe kjo është vepër e shkrimtarit Lovecraft.

Jeta misterioze e oqeanit

Edhe pse 94 për qind të jetës në tokë e përbën uji, rreth dy të tretat e jetës detare është ende e paidentifikuar. Vazhdimisht zbulohen specie të reja gjë që rritë numrin e pyetjeve në lidhje me jetën e detit në botë.

Këtë vit, Kolegji për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve SUNY ka publikuar një listë të 10 specieve të reja, e cila përfshinë edhe llojin e mrekullueshëm të dragoit të kuq të detit, e cila mbeti e pazbuluar, pavarësisht se jetojnë në ujërat e cekëta në bregun perëndimor të Australisë.

Llojet e tjera të pazbuluara përfshijnë edhe peshkun ndoshta më të shëmtuar në botë, si dhe oktapodin fantazmë dhe peshkaqenin ‘ninxha’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here