Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një libër “një përmbledhje e popujve dhe racave të Evropës Juglindore”
në të cilin të dy arritën në përfundimin se “variantet e mrekullueshme nordike” duhet të gjenden mbi të gjitha te shqiptarët.
●Sepse këtu karakteristikat nordike […] do të shfaqeshin në një formacion thuajse ideal-tipik”. Edhe në literaturën e kujtimeve apologjetike, ende mund të konstatohet ky imazh “shkencor” i përcjellë në atë kohë:
■Ai [shqiptari] ngrihet mbi të gjithë të tjerët për nga gjatësia e kokës. Nga fytyra e tij fisnike, e mprehtë, e prerë shkëlqejnë sytë e kaltër çeliku, vështrimi i tij është i hapur dhe i sinqertë.
■Ai është mishërimi i përsosur i burrave shqiptarë tek të cilët edhe sot mbizotëron gjaku i ilirëve, i përzier me gjakun e grupeve etnike të shpërndara gotike (gotischer). Prekja nordike është ende e pagabueshme tek malësorët shqiptarë.
Lulzim Osmanaj
https://www.facebook.com/permalink.php/?story_fbid=597345352686789&id=100072339894187