Tek shfletoja shkrime të miat për Himarën, kujtesa më çoi që të gjeja një dossier me temë nga  libri i Pavllo Gjidedes me titull: “Kujtime dhe dokumente”.

E mbaj mend takimin e parë me autorin i cili ma besoi librin. Unë u përpoqa të tregohesha si i pa interesuar për temën e vrasjes së Zaho Kokës, kisha një barrë me kujtime nga im atë për Ramize Gjebrenë.

Ramize Gjebrea u vra me urdhrin e Dushan Mugoshës

Berati ishte një qytet ku jetonin edhe nja dhjetë familje gjirokastrite, kryefamiljarët e të cilave i kish lidhur puna në administratën e mbretërisë. Siç duket zakoni i atyre kohëve sundonte tek një afrimitet me familjet e njërit tjetrit. Ndaj kishin hyrje- dalje edhe me Gjebreajt, këta të familjes sime. Më pas organizimi i njësiteve guerile e gjen tim atë, Kadri Kotonin në njësitin e Tiranës me Ramizen dhe Nako Spiron. Ata do të ishin së bashku në aksione, dhe shpesh ai do të ishte herë shoqëruesi i saj dhe herë korrieri, sepse ai maskohej nga profesioni i farmacistit dhe njihte shumë mirë qytetet Shkodër, Elbasan, Vlorë, Berat, Durrës, për arsyen se ishin pika shumice për ilaçet në tregtinë e kushëririt të parë, Fadil Kotoni, i cili pas çlirimit, megjithëse kishte shkrirë pasurinë për luftën e futën në burg. Shkurt kisha dëgjuar që ajo vajzë shumë inteligjente ishte pushkatuar pa iu dhënë fjala në gjyqin partizan dhe im atë ngulte këmbë, se “po të kish mbërritur letra e Enver Hoxhës më shpejt, do të ishte shmangur ajo tragjedi”. Një ndëshkim edhe pas vdekjes, sepse ca njerëz të veshur me pushtet u prekej sedra po të prekesh tema e asaj luftëtareje antifashiste e nivelit të lartë. Nga këto emocione që m’u ringjallën sërish, takova edhe vëllain e Ramizes, doktor Shpëtimin, me të cilin kishim miqësi të hershme familjare.

Doktori e priti mirë dhe ia thashë të ndjerit Pavllo, se kam detyrim dyfish për këtë shkrim dhe dua të jem i sinqertë, desha të lexoja si e kishe qëndrimin ndaj Ramize Gjebresë?

Zgjodha një paragraf për fillimin e këtij shkrimi:

“Gjëja më e vështirë në botë, është të shkruash një prozë të sinqertë edhe të ndershme për qeniet njerëzore. Tragjedia më e madhe në jetë, nuk është se njerëzit vdesin, por se pushojnë së dashuruari”.

Ja si vazhdon më tej Pavllo Gjidede:

“Gjyqet partizane kanë marrë në gjykim gjatë kohës së luftës shumë çështje dhe kanë mbajtur qëndrime të matura; kanë falur edhe njerëz të cilët u kanë rënduar krime për shumë arsye e interesa, por në rastin konkret dërgoi drejt plumbit një grua, një mbesë kosovare e një

bijë labe, që s’ka bërë asnjë krim, por që është e lakmuar, e bukur e ditur, e shkolluar, lidere për  brezin e saj dhe krenare siç janë personazhet e historisë së letërsisë. Ajo kishte frikë të shoqërohej me cilindo; jo më me një komisar të Bregut siç qe kryetrimi Zaho Koka.

Në të gjitha kohët për Zahon flitej hapur, ndërsa për Ramizen nuk bëhej i njëjti vlerësim. ”Çështja e “Zahos dhe Ramizesë”, sidomos e Ramizesë, pati mbetur atje ku e patën lënë shokët, në një fshat të Vlorës, në Ramicë. Pati glorifikime të dy personazheve. “Kush kishte të drejtë Zaho me Ramizenë, apo anëtarët e Gjyqit Partizan?”

Më tej Pavllo tregon sebepin që e shtyu për t’u marrë me këtë histori: “Merrja pjesë në një takim me njerëzit që bënë luftën në Gjipe buzë një are. Me kënaqësi dëgjoja të flisnin me dashuri për Zaho Kokën dhe më pak për Ramize Gjebrenë. Nonda  Baka, aty rreth vitit 1968 më ngarkoi të shkruaj historikun e krahinës së Himarës. Me vite, hulumtova dokumente e kronika të kohës. Ballafaqimet mes të moshuarve me mend i hidhnin poshtë të mburrurat. Me materialet që mblodha me Arqile Gjikën (Lefter Kasnecin), i cili erdhi e u bashkua me ne. Himara është krahina që zgjohet e para dhe përgjumet e fundit.

Ramize Gjebrea u vra me urdhrin e Dushan Mugoshës

ram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here