Djathi është një ushqim i pasur në vlera dhe i mirë për organizmin nëse konsumohet pa e tepruar.

Ai është i pasur me kalcium, një mineral i nevojshëm për kockat.

Djathi përmban gjithashtu proteinë e cila i nevojitet organizmit.

Djathi nxit dhe përmirëson gjumin por nga ana tjetër për shkak të yndyrës ai mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Nëse e konsumoni direkt para gjumit, yndyrat tek djathi mund të prishin cilësinë e tij.

Në këtë artikull të do të mësoni për rolin e djathit tek gjumi.

Djathë për gjumë të qetë

Një studim i fundit britanik, arriti në konkluzionin se ngrënia e djathit rreth 1 orë përpara fjetjes, ndihmon që t’ju zërë gjumi më lehtë.

Roli i djathit tek gjumi i atribuohet një aminoacidi të njohur si triptofan.

Ky aminoacid përdoret nga organizmi për prodhimin e hormonit serotoninë që rregullon humorin, e qetëson njeriun dhe përshpejton ardhjen e gjumit.

Kujdes me yndyrat

Në krahasim me karbohidratet dhe proteinat, yndyrat treten me më shumë vështirësi.

Kjo do të thotë se nëse ju hani sasi të madhe djathi me yndyrë të plotë direkt përpara gjumit, do ta keni vështirë për të fjetur.

Shqetësimet me tretjen  do të prishin gjumin.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e djathërave pa ose me pak yndyrë.

Këtu mund të përmendet djathi i napës, gjiza, mocarela e të tjerë.

Kujdes me racionin

Nëse preferoni gjizën, ekspertët rekomandojnë konsumin e jo më shumë se gjysmë filxhani çaji me gjizë.

Ndërkohë nëse zgjidhni djathëra të tjerë konsumoni jo më shumë se 30 gramë.

Ngrënia e tepruar e djathit nuk është e shëndetshme.

Djathi përmban sasi të mëdha yndyrash të ngopura dhe kolesterol të cilat rrisin rrezikun e zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here