Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse bëni dush me ujë të ftohtë

Zhytja e trupit në ujë të ftohtë nuk është asgjë e re, pasi njerëzit kanë bërë hidroterapi prej shekujsh.

Megjithatë, këtë nuk mund ta bëni në shtëpi, duhet të shkoni te një specialist që mund t’ju ndihmojë. Por çdokush mund të bëjë dush të ftohtë në shtëpi dhe të shijojë përfitimet që vijnë. Mund të mos jenë gjëja më e rehatshme në botë, por ju mund të provoni dhe të shihni se si dushi nën ujë të ftohtë ndikon në mirëqenien tuaj.

 

1. Përmirësohet qarkullimin e gjakut dhe reduktohen dhimbjet e muskujve
Në momentin që uji i ftohtë prek trupin tuaj, gjaku detyrohet të qarkullojë shumë më shpejt në përpjekje për të ruajtur temperaturën e tij. Por dushi i ftohtë është ideal edhe për atletët pasi mund t’i ndihmojë ata të kapërcejnë dëmtimet shumë më shpejt. Kjo është arsyeja pse ata përdorin akull në pjesët e mavijosura të trupit , duke sjellë aty oksigjen dhe qarkullim shtesë në zonën e prekur. Sidomos pas një stërvitje të ngarkuar, dushin me ujë të ftohtë do e kthejë trupin tuaj në jetë.

 

2. Reduktohet kruajtja dhe zbehja e lëkurës.
Njerëzit që kanë lëkurë të thatë ose vuajnë nga sëmundje të lëkurës, si ekzema, shpesh ndjejnë kruarje pas një dushi të nxehtë. Një mënyrë për ta luftuar këtë është ulja e temperaturës së ujit sa më shumë që të jetë e mundur. Vetëm mos qëndroni në dush për aq kohë sa do të bënit me ujë të nxehtë dhe do të vini re se kruajtja do të fillojë të largohet. Do t’ju duhet gjithsesi të aplikoni një hidratues të mirë më pas në mënyrë që të merrni gjithë hidratimin e nevojshëm, por kruajtja do të fillojë të largohet.

3. Stabilizmi i metabolizmit tuaj
Le të fillojmë duke thënë se yndyra kafe është lloji i yndyrës me të cilën lindin të gjithë njerëzit dhe aktivizohet duke bërë dush të ftohtë. Yndyra kafe mund të ndihmojë yndyrën e bardhë (e cila lidhet me mbipeshën) të qëndrojë në nivele të shëndetshme. Pra, bërja e një dushi të ftohtë 2-3 ditë në javë mund të stabilizojë dhe madje të përmirësojë metabolizmin tuaj. Sigurisht, nuk do të filloni të humbni peshë vetëm duke u hedhur në një dush të ftohtë, pasi fillimisht do t’ju duhet të bëni disa ndryshime në stilin e jetesës. Megjithatë, dushi i ftohtë mund të stabilizojë disa nivele të hormoneve dhe të trajtojë sistemin tuaj gastrointestinal. Në këtë mënyrë, së bashku me një dietë të ekuilibruar, ato mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

4. Ulja e stresit dhe përmirësimi i shëndetin tuaj mendor.
Kur bëni dush me ujë të ftohtë rregullisht përballeni me një proces që quhet forcim. Gjatë kësaj kohe, sistemi juaj nervor mësohet të “goditet” me sasi të vogla stresi fizik dhe ju përgatit për momentet e vërteta stresuese. Si rezultat, trupi dhe mendja juaj janë gati për të përballuar çdo situatë të vështirë sa herë që shfaqet. Gjithashtu, uji i ftohtë lëshon endorfinë në qarkullimin e gjakut dhe, si rezultat, na bën më vigjilentë, më energjikë dhe të lumtur. Në një provë klinike, u tregua se njerëzit që vuanin nga depresioni u çliruan nga simptomat e tyre pasi bënin dush të ftohtë deri në 5 minuta 2-3 herë në javë.

5. Forcimi i sistemit tuaj imunitar
Dushi i ftohtë mund ta bëjë trupin tuaj më rezistent ndaj ftohjes së zakonshme dhe gripit sezonal. Si provë për këtë, një provë klinike pa një rënie prej 29% të njerëzve që linin punëtn për shkak të gripit pasi filluan të bënin dush me ujë të ftohtë. Kjo për shkak se uji i ftohtë trondit trupin dhe e detyron atë të prodhojë më shumë leukocite, të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e trupit tonë nga infeksioni.

Është e kuptueshme pse ju pëlqen të bëni dush të nxehtë, veçanërisht pas një dite të vështirë në punë. Por duhet të dini se temperatura e lartë e ujit mund t’ju krijojë më shumë probleme.

Si fillim mund të irritojë lëkurën tuaj pasi uji i nxehtë dëmton qelizat e keratinës që janë në të gjithë lëkurën tuaj, duke e bërë atë të thatë dhe të dehidratuar. Në këtë mënyrë, lëkura juaj ndihet e irrituar dhe kruhet pasi e gjithë lagështia nuk lejohet të hyjë në poret e lëkurës. Gjithashtu mund të përkeqësojë gjendjen e lëkurës apsi ekzema dhe aknet janë mjaft të zakonshme tek shumë njerëz dhe temperaturat e nxehta mund të përkeqësojnë simptomat. Kjo sepse ata kanë nevojë për hidratim shtesë për t’u qetësuar dhe uji i nxehtë nuk e lejon këtë gjë.

Mund të dëmtoni edhe flokët tuaj pasi këto qeliza keratine nuk janë të vendosura vetëm në trupin tuaj, por edhe në kokën tuaj. Dhe uji i nxehtë dobëson flokët dhe, në disa njerëz, shkakton rënie të tyre. Uji i nxehtë mund të rrisë edhe presionin e gjakut pra nëse vuani nga sëmundje të caktuara të zemrës ose probleme kardiovaskulare, mund të dëshironi të hiqni dorë nga uji i nxehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here