Të ulesh në tavolinë me miqtë dhe familjen të bën më të lumtur dhe natyrisht që kjo ndikon edhe në shëndetin tonë.
Këtë fakt e vërtetojnë dy studimet e fundit që kanë treguar se të ngrënit jo vetëm, por me njerëz të tjerë është një zakon që na bën mirë.
Studimi i parë u realizua nga “Minessota University” dhe u botua në revistën “Family, System and Health””, që analizon zakonet dhe ritualet e përditshme të shëndetit në Itali, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.
Në të morën pjesë mbi një mijë persona nga secili vend. I dyti është një raport i botuar në revistën “Nutrition Research”, i cili analizon studimet që konfirmojnë se si të ngrënit së bashku është një zakon i mirë për shëndetin tuaj, ju bën më të lumtur dhe më pak të stresuar.
Në studimin e parë, të intervistuarit thanë se ishin në humor më të mirë në fund të vakteve që konsumuan në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe e mbajtën këtë gjendje përgjatë gjithë ditës.
Të ngrënit së bashku forcon marrëdhëniet
Sipas dy studimeve, u gjetën lidhje pozitive mes shpeshtësisë së vakteve të përbashkëta dhe forcimit të raporteve sociale. Në Itali, 74% e të intervistuarve thanë se hanë gjashtë ose më shumë vakte në javë me familjen ose miqtë.
Është një zakon i shëndetshëm
Ulja në tavolinë në shoqërinë e njerëzve bën mirë për edhe për trupin tuaj. Sipas, profesorit Francesco Visoli në universitetin e Padovës: “Konteksti social ka ndikim të thellë në sjelljen e të ngrënit.
Kur njerëzit shijojnë një vakt, ata i japin përparësi shëndetit dhe mirëqenies, gjë që favorizohet edhe nga ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i frutave dhe perimeve”.
Kujdes rrjetet sociale!
Por, në gjithë këtë gamë aspektesh pozitive që vijnë nga e ngrëna së bashku me njerëz të tjerë, ju duhet të keni kujdes nga ndërveprimi me telefonin dhe pajisjet elektronike. Fotot, videot, postimet në Instagram janë shpesh sporti i preferuar për njerëzit, por kjo përkeqëson situatën, citon Anabel.
Sipas studiuesve, përdorimi i telefonit gjatë vakteve nuk le kohë për biseda dhe diskutime interesante dhe si pasojë lidhja me personat e tjerë në tavolinë nuk është aq e fortë dhe tërheqëse.