Në gjithë historinë e botës, e vogla, Pauline Musters është gruaja në moshë madhore me trupin më të vogël të njohur ndonjëherë në histori. Pauline është tashmë në librin e Guiness- it, për shkak se gjatësia e saj – ishte vetëm 11.2 inç.

 

Ajo lindi më 26 shkurt 1876, në Norvegji. Kur lindi, ajo ishte mbi 12 inç e gjatë. Në moshën 9-vjeçare, gjatësia e saj filloi të zvogëlohej me 9 pont. Dhe kur ajo ishte 19 vjeç, masat e saj ishin 181/2 -19-17, që do të thotë se ajo ishte një figurë fare e vogël dhe asnjëherë, askush nuk e kërkoi atë për t’u martuar.

Pauline e filloi profesionin dhe karrierën që kur ishte fëmijë, por ajo mbeti po aq e vogël dhe kur u rrit, njerëzit habiteshin duke parë trupin e saj kaq të vogël, në një moshë relativisht të madhe. Ajo ishte e mirënjohur si një akrobate, si një kërcimtare e mirë dhe ishte mjaft e ndjekur nga audienca. Meqë performanca e saj po bënte progrese të mëdha dhe ajo po “rritej” në skenë, ajo mori disa emra arti dhe skenikë. Ajo u bë e mirënjohur me emrin Princesha Paulinë dhe një sërë emrash të tjerë të tillë, saqë ajo u bë shumë e famshme për këdo.

Gjatë karrierës së saj Princesha Paulinë udhëtoi në: Belgjikë, Gjermani, Francë dhe Britani para se të ishte ftuar për të performuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1894. Ajo performoi në Nju Jork, në teatrin “Proctor” në festën e Vitit të Ri dhe la pothuajse gojë hapur audiencën e madhe në numër. Ajo performoi me një hijeshi aq të madhe, saqë preku çdokënd nga audienca që e pa. Ajo shumë shpejt u bë shumë e dashur dhe e adhuruar në Nju Jork.

Por fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe, kur ajo po thurte aq shumë sukses, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ajo u sëmur me bronkopleumoni dhe meningjit. Ajo u mposht nga sëmundja më 1 Mars 1895, në Nju Jork, dhe kështu bota humbi mrekullinë e saj të vogël.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here