Shpeshherë ndodh që njëri qerpik i syrit të ketë lëvizje të çuditshme, e njohur si dridhje e syrit, e kjo sipas ekspertëve, është treguese e shëndetit.
Sipas Webmd, dridhja e syrit zakonisht është shenjë e lodhjes ose e stresit që “grumbullohet” për ditë ose net me radhë. Pra, syri dridhet, qerpikët japin shenja lodhjeje dhe mezi kryejnë punën e “freskimit” të syrit.
Kjo gjithashtu shkakton dridhje ose pulsime të pavullnetshme të vazhdueshme të syrit, që reflekton edhe në dukje.
Dridhja mund të përkeqësohet nëse rritet stresi ose shtohet doza e kafeinës. Pra, nëse nuk trajtohet me kohë, mbylljet e qepallave mund të jenë më të forta, më të shpeshta dhe bëhen më të dukshme.
Mjekët rekomandojnë që pushimi ose gjumi janë faktorët kryesorë që i ofrojnë qetësi syrit. Ata thonë se ulja e stresit dhe ushtrimet e syrit bëjnë që kjo të ndërpritet.
Por, nëse dridhja zgjat për javë të tëra, rekomandohet vizita te specialisti i syve.