Simptomat e ftohjes janë të njohura për shumicën e njerëzve, duke filluar nga dhimbje e fytit, kolla, ndonjëherë të kombinuara me dhimbje koke ose lodhje.
Temperatura, dhimbjet e muskujve dhe vështirësitë në frymëmarrje, janë poashtu simptoma të ftohjes, shkruan Indianexpress.
Ndërkaq, simptomat kryesore të norovirusit janë diarrea dhe e vjella, të cilat zgjasin 24 deri në 48 orë, por që bartja e këtij virusi mund të ndodh për javë të tëra.
Norovirusi është shkaktari më i zakonshëm i sëmundjeve gastrointestinale jetëshkurtër.
Simptomat e tij shfaqen papritur dhe pos diarres dhe të vjellave, ju mund të keni edhe dhimbje stomaku.