Disa nga simptomat e sëmundjeve të zemrës janë të lehta për t’u njohur, si dhimbja në gjoks, e cila shpesh shfaqet si shenjë e një ataku në zemër. Por ka edhe shenja të tjera që mund të tregojnë sëmundje të zemrës, të cilat nuk janë edhe aq të njohura

 

Dermatologu Dr. Dustin Portela ndau në rrjetin social TikTok shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje, të cilat mund të tregojnë praninë e sëmundjeve të zemrës ose një rrezik të shtuar nga sëmundjet e zemrës, transmeton britanikja “Express”.

Duke iu drejtuar ndjekësve të tij, Dr. Portela tha:

– A e dini se dermatologët janë të trajnuar për të kërkuar shenja në lëkurë për t’u treguar pacientëve se kanë sëmundje të zemrës? Këto pak shenja mund të tregojnë një rrezik të shtuar ose fillimin e sëmundjeve të zemrës.

Dr. Portela ka veçuar tre shenja në lëkurë që duhet t’i kushtoni vëmendje. Bëhet fjalë për ënjtje të këmbëve, trashje të majave të gishtave dhe shenjën e Frankut, pra një palosje diagonale në llapën e veshit, transmeton Telegrafi.

Simptoma e parë që duhet kushtuar vëmendje është e ashtuquajtura edemë bilaterale. Bëhet fjalë për ënjtje të të dyja këmbëve, të cilat mund të tregojnë insuficiencë kardiake. Ky problem shëndetësor ndodh kur dhoma e poshtme e zemrës ndalon së pompuari gjakun.

 

 

Gishtat me maje të trashë janë në fakt gishta të fryrë në mollëza, me thonj të lakuar poshtë, kështu që duken si një lugë me kokë poshtë. Gjithashtu, thonjtë mund të jenë të butë, të lagësht dhe të ngrohtë në prekje. Kjo pamje e gishtërinjve dhe thonjve mund të tregojë sëmundje të zemrës ose sëmundje të mushkërive.

  #dermatologist #heartdisease #doctor #nurse #medicine ♬ original sound – Dr. Dustin Portela

 

Dr. Portela veçoi edhe shenjën e Frankut, pra një rrudhje diagonale në veshë, e cila, sipas tij, mund të jetë edhe një nga treguesit e sëmundjeve të zemrës. Në një rast studimi të botuar në revistën BMJ, u theksua një lidhje e rëndësishme e shenjës së Frank me një rrezik në rritje të sëmundjes ishemike të zemrës dhe sulmit në zemër. Por studimet e mëtejshme kanë treguar se ajo është “ndoshta më pak e lidhur dhe më shumë e lidhur me moshën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here