Nga racionet e forta rrudhat janë më të theksuara dhe skuqja, pigmentimi rreth mjekrës janë pasojë e mosdurimit të glutenit
Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda, ajo do të pastrohet nga jashtë.
Derisa gjurmët e netëve pa gjumë lehtë vërehen në lëkurë, shprehitë e këqija afatgjata në ushqim, gjithashtu, lënë gjurmë, të cilat është paksa e vështirë “të interpretohen”.
Në të vërtetë, çdo gjë që fusim në organizëm mund të pasqyrohet në lëkurë. Për shembull, nga ushqimi i fortë rrudhat dhe skuqja janë më të theksuara, mirëpo nëse madje jeni edhe më së paku jotolerantë ndaj ndonjë ushqimi apo alkooli, kjo qartë do të vërehet në fytyrën tuaj.
Ekzistojnë katër grupe sipas tipave të lëkurës, ato janë “fytyrë qumësht, “fytyrë sheqer”, “fytyrë gluteni” apo “fytyrë vere”.
Lloji i këtillë i “hartimit të fytyrës” nuk është risi, por praktikë e lashtë ajurverde, e cila e lidh pikën në fytyrë me pjesën e trupit.
Teoria është që me trajtimin e lëkurës nga brenda ajo do të pastrohet nga jashtë, transmeton Telegrafi.
Fytyrë gluteni
Nëse faqet janë të skuqura dhe ekziston pigmentimi përreth mjekrës, këshillohet që të eliminoni glutenin për tri javë, të pini më shumë ujë dhe të merrni fibra.
Fytyrë qumështi
E karakterizojnë kapakët e ënjtur, qeskat e syve dhe pikat e vogla të bardha dhe vrima në mjekër. Mos hani produkte qumështi tri javë dhe patjetër merrni shtesa kalciumi.
Fytyrë sheqeri
Sheqeri i tepërt e bën tenin të hirtë dhe shkakton akne në fytyrë, supe dhe gjoks. Përgjysmojeni marrjen e sheqerit dhe gradualisht zvogëlojeni. Shumë shpejt do të shihni edhe efektet në lëkurë.
Fytyrë vere
Linjat apo skuqja midis syve, qeskave të syve, faqet dhe hunda të skuqura janë pasojë e jotolerancës ndaj verës. Alkooli dehidraton lëkurën, gjë që përkeqëson dukjen e linjave dhe të rrudhave.
Mëlçia vështirë e përpunon alkoolin prandaj do të keni linja të thella dhe skuqje midis vetullave. Mos konsumoni alkool tri javë, dhe pas kësaj mund të pini një gotë verë një herë në javë dhe do të vëreni dallimin në lëkurë.