Kanceri është emri i zakonshëm që përfshin një sërë sëmundjesh të lidhura me një proces të pakontrolluar që vërehet në ndarjen e qelizave. Mund të fillojë në mënyrë të lokalizuar dhe të përhapet në indet e tjera përreth. Kjo çon deri në vdekjen e pacientit nëse nuk kapet që në fazat e hershme.
Njihen më shumë se 200 lloje kanceresh, ku më të zakonshëm janë ai i lëkurës, mushkërive dhe gjirit.
Ushqimi është thelbësor në parandalimin e kancerit. Por, një pjesë e tyre janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Hot dog-u është një nga ushqimet më të dashur për një pjesë të madhe njerëzish. Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 7miliardë prej tyre konsumohen çdo verë. Ato u futën fillimisht nga emigrantët gjermanë në shekullin e 19 dhe që atëherë u bënë shumë të njohur.
Megjithatë, ajo që është vërtetuar është fakti që hot dog-u është shumë i rrezikshëm për shëndetin. Prodhohen në mënyrë artificiale dhe nuk përmbajnë asgjë natyrale. Ato janë një përzieje e mishit të derrit, pulës dhe viçit. Në fakt, përgatiten me mbtetjet e këtyre përbërësve, si: koka, këmbët, indet dhe lëkurët e tyre me yndyrë