Dhimbjet e mesit janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

Saktësisht mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.

Polonia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblim për Luftën e Dytë Botërore – Gaze…
Kjo shifër duket se ndahet njësoj si tek burrat ashtu edhe tek gratë zakonisht pas moshës 50 vjeç.

Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

Shumë e bezdisshme për këdo, dhimbja e mesit mund të reduktohet dhe evitohet me disa hapa të thjeshtë që mund t’i ndiqni vetë në shtëpi.

Përse dhembin kockat

Kur kockat dëmtohen e veçanërisht ato të shtyllës kurrizore ju bëjnë që të përjetoni hernien diskale.

Kjo sëmundje nëse zhvillohet në pjesën e poshtme të mesit do të bëjë që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme po në këtë zonë.

Dhimbje të tjera lidhen me atë që quhet nervi shiatik i cili kur ngacmohet dhe dëmtohet shkakton po ashtu dhimbje.

Faktorë të tjerë të jashtëm si qëndrimi për kohë të gjata në një pozicion.

Qoftë ulur apo në këmbë këto qëndrime, mund të jenë përforcues dhe shkaktarë të dhimbjeve të shtuara të mesit.

Të dëmshme janë gjithashtu edhe ushtrimet me pesha të rënda apo sforcimet e vazhdueshme të trupit.

Si t’i qetësoni në kushte shtëpie

Para se t’ju drejtoheni ilaçeve apo trajtimeve të mirëfillta të fizioterapisë, bëni kujdes me mirëmbajtjen e trupit.

Sa më shumë presion të ushtroni mbi trupin tuaj aq më shumë do të rritet dhimbja.

Prandaj të bëni disa lëvizje të thjeshta për disa minuta në mënyrë që të qetësoheni plotësisht.

Kompresa

Kompresat, të ftohta apo të ngrohta mund t’ju ndihmojnë që dhimbja të largohet përkohësisht.

Fillimisht vendosni në mesin tuaj disa copa akulli apo një shishe me ujë të ftohtë.

Në mënyrë që temperatura e ftohtë të mpijë zonën nga ku çlirohet dhimbja.

Kjo metodë është ideale edhe nëse e keni dëmtuar shtyllën kurrizore apo keni kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi largon edhe fryrjen.

Më pas rreth 24 orë më pas mund të vazhdoni me kompresat e ngrohta në mënyrë që të relaksoni muskujt.

Qëndrimi

Qëndrimi shtrirë apo ulur në shumë raste mund të jetë ndihmues për qetësimin e dhimbjeve të mesit.

Gjithsesi mjekët rekomandojnë që të qëndroni në lëvizje pavarësisht kësaj në mënyrë që muskujt të mos ngjeshën me njëri tjetrin.

Nëse keni nevojë të qëndroni shtrirë bëjeni këtë për disa orë, por jo në pjesën më të madhe të ditës.

Aktiviteti fizik

Një nga pikat më të forta për të pasur një trup dhe organizëm të shëndetshëm është aktiviteti fizik.

Përveçse ju ndihmon të ndërtoni muskuj fleksibël dhe të fortë do t’ju çlirojë edhe nga dhimbje e tepërta.

Gjithnjë konsultohuni me mjekun tuaj në mënyrë që të merrni një program stërvitje të personalizuar.

Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike dhe fleksibël.

Si për shemull përkulja përpara duke i mbajtur këmbët drejtë apo përkulja para teksa jeni ulur.

Mbajini majat e gishtave gjithnjë të hapura dhe mundohuni të tërhiqni kurrizin sa më shumë.

Në çdo rast nëse dhimbja e mesit vazhdon për më shumë se 3-4 ditë konsultohuni me një mjek specialist./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here