“Moj Krushevë e bukur edhe e bekuar ,
Gjyshërit tanë të lumtur , të kanë themeluar !
Si ishe dikur dhe n’ çfarë derexhe je –
Sot asnjë shqiptar , për ilaç , nuk e ke !
Një pjesë shumë e madhe u asimiluan ,
Të tjerët , masovikisht , n’ dhe t’ huaj emigruan !
Në vende të ndryshme , për t’ jetuar mbetën ,
Dhe kockat e tyre , atje iu tretën!” – Prof. Dr. Reshat Nexhipi – Manstir
“Krusheva përmendet për herë të parë në burime historike në vitin 1467, si një fshat brenda pronës së Hysein Beut. Në fund të shekullit XVIII, Krusheva ishte prone e Qerim Beut nga Ohri, të cilit popullsia e Krushevës i paguante taksa deri në vitin 1847.
Krusheva, si një vendbanim i zhvilluar përmendet në kapërcyellin mes shekujve XVIII dhe XIX. Lagjet e para të qytetit formohen pasi në Krushevë vendoset popullsia shqiptare ortodokse dhe ajo vllahe nga qyteti i Voskopojës përgjatë periudhës ndërmjet viteve 1769 dhe 1788. Gjatë kësaj kohe formohen “Lagja e shqiptarëve” dhe “Lagja e vllahëve”.
Që nga viti 1812 e deri më 1821 në Krushevë vjen vala e dytë e popullsisë së Voskopojës të cilët për një kohë ishin strehuar në Malin Gramoz dhe themelojnë Lagjen Strunga. Pothuaj në të njëjtën kohë, Krusheva popullohet edhe nga një numër i konsiderueshëm blegtorësh nga fshatrat Galiçnik, Lazaropole, Tresanqë, Gajre dhe të tjerë dhe themelojnë “Lagjen e mijakëve”.”
Ref: Peoples of All Nations: Their Life Today and Story of Their Past – J. A. Hammerton