Jahja Drancolli

Si sot, në vitin 1889 një federatë ndërkombëtare e grupeve dhe sindikatave socialiste caktoi 1 majin si një ditë në mbështetje të punëtorëve, duke përkujtuar ngjarjen Haymarket Riot në Chicago (1886). Në SHBA dhe Kanada njihet si Dita e Punës dhe festohet të hënën e parë të shtatorit!
Festimi i 1 majit lidhet historikisht me lëvizjen e grevës që u zhvillua në SHBA në vitet ’90-ta të shekullit XIX dhe grevën masive në Chicago më 3-4 maj 1886, ku përfshiheshin 35,000-40,000 njerëz. Në tubim, në të cilin drejtuesit e punëtorëve theksuan kërkesat e simbolizuara në tre tetëshe (tetë orë punë, tetë pushime, dhe tetë për ngritje kulturore), pati një sulm të armatosur ndaj grevistëve, në të cilin u vranë gjashtë persona dhe rreth pesëdhjetë u plagosën, ndërsa një numër i madh protestuesish është arrestuar. Për nder të sakrificave në Chicago, që nga viti 1889, kjo ditë festohet si Dita Ndërkombëtare e Punës e njohur edhe si Dita e Majit (Dita e Majit).
Në Evropë, 1 maji historikisht është lidhur me festat pagane rurale, por kuptimi origjinal i ditës u zëvendësua gradualisht nga lidhja moderne me lëvizjen punëtore. Në Gjermani, Dita e Punës u bë festë zyrtare në vitin 1933 pas ngritjes së Partisë Naziste të udhëhequr nga Hitleri, i cili për ironi të fatit shfuqizoi sindikatat e lira një ditë pasi kishte vendosur festën!
Ilustrim: May Day march in New York City (May 1, 1909). Library of Congress, Washington, D.C. (digital. id. ggbain 03321).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here