Ky Komitet kërkonte nga Fuqitë e Mëdha bashkimin e të gjithë viseve të banuara nga shqiptarët, si edhe ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Antanta karshi dhunës së palës serbe karshi popullatës shqiptare në viset e Kosovës.
Pavarësisht ecurisë së ngjarjeve të atyre viteve, Komiteti do të veçohet në historiografi për thirrjen që i drejtoi popullit dhe luftëtarëve, që mbrojtjen dhe luftën e tyre ta vendosnin në vlera morale. Lavdia e atdheut do të fitohej vetëm përmes matjes së forcës me ushtarët dhe jo duke ndërmarrë plaçkitje, vjedhje, përdhunime apo djegie shtëpish.
Më poshtë, një foto e themeluesve dhe e anëtarëve të kësaj organizate politike kombëtare.