Transfuzioni i gjakut është procedurë e thjeshtë mjekësore, të cilën mjekët e përdorin pas humbjes së gjakut për shkak të lëndimeve dhe gjakrrjedhjeve dhe për të plotësuar qelizat e gjakut në rast se për ndonjë shkak qelizat nuk krijohen apo jo mjaft mbijetojnë në qarkullim të gjakut.

Si edhe të gjitha format e shërimit, edhe transfuzioni i gjakut duhet të aplikohet vetëm atëherë kur vërtet është e domosdoshme, përkatësisht kur nuk ekziston mundësia e shërimit të mundshëm alternativ njësoj efikas, transmeton Telegrafi.

Grupi i gjakut është i përcaktuar në gjenet tona. Ai trashëgohet nga prindërit me ndikim të barabartë të nënës dhe babait. Rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet nga jashtë janë të mbështjella me krijesa të ndryshme (proteine, hidrokarbure, glukoproteina) të cilat quhen antigjene.

Ekzistojnë tri antigjene kryesore, A, B dhe O, mirëpo është i mundshëm edhe kombinimi i grupeve të gjakut varësisht nga ajo janë A, B, AB dhe O.

Personat të cilët kanë grupin e gjakut “zero” janë “dhurues universalë”, sepse këtë grup të gjakut mund ta marrin të gjithë. Grupin A të gjakut mund ta marrin personat të cilët kanë grupin A dhe AB, grupin B personat të cilët kanë grupin B dhe AB të gjakut.

Mirëpo, grupin AB të gjakut mund ta marrin vetëm personat të cilët e kanë këtë grup gjaku, kështu që grupi AB është “marrës universal”.

Është me rëndësi të themi edhe që personat me faktorin Rh negativ mund të marrin vetëm grupin përkatës të gjakut me faktorin Rh negativ, ndërsa personat të cilët janë Rh pozitiv mund të marrin grupin përkatës të gjakut me faktorin Rh negativ dhe pozitiv.

Kjo do të thotë që:

– nëse personi i cili ka grupin AB të gjakut merr gjakun nga cilido grup i gjakut, nuk do ketë probleme.

– nëse personi i cili ka grupin 0 të gjakut merr cilindo, pos atij vetjak, probabiliteti i madh është që do të ndodhë reaksioni hemolitik i transfuzionit.

Nëse ndodh ndonjë gabim dhe shfaqet reaksioni hemolitik i transfuzionit, sistemi imun i marrësit sulmon qelizat e dhuruara të gjakut, ato shkëputen dhe shpartallohen, duke liruar bashkime shumë të rrezikshme dhe personi sëmuret seriozisht.

Mund të ndodhë dështimi i veshkave, një herë urina bëhet e kuqe, pastaj veshkat pushojnë së punuari.
Bashkë me komplikime të shumta, personi bie në gjendje shoku dhe vdes.

Në rastet e transfuzionit të grupit të gabuar të gjakut, vdekshmëria është jashtëzakonisht e lartë nëse mungon shërimi urgjent, mirëpo shfaqet madje edhe nëse reagohet menjëherë, shkruan “Mental Flos”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here