Fotografia e një të mbijetuari të vetmuar në bykun e një varke emigrantësh të përmbysur në mes të detit pranë Floridës është përhapur në mbarë botën.
BBC raporton se njeriu është Juan Esteban Montoya, 22 vjeç, nga Kolumbia.
Montoya, i cili u shpëtua të martën pasi kaloi orë të tëra në det, tha se u largua nga Bahamas në agim të së dielës me 39 persona të tjerë.
Ai po udhëtonte me motrën e tij më të vogël, Maria Camila, e cila u zhduk në mbytjen e anijes.
Roja Bregdetare e SHBA-së nxori pesë trupa nga deti përpara se të përfundonte kërkimin e saj të enjten.
Zyrtarët u alarmuan të martën kur një anije komerciale pa një burrë të ngjitur në bykun e një varke rreth 45 milje (72 km) nga Fort Pierce, Florida.
Anija mund të ketë qenë pjesë e një “sipërmarrjeje kontrabande njerëzore”, thanë zyrtarët amerikanë.
Asnjë nga 40 pasagjerët nuk kishte veshur jelek shpëtimi.
Menaxheri i operacioneve të kompanisë së transportit Signet në Florida i BBC: “Në orën 8:05 e sollëm në bord dhe ai u trajtua menjëherë, pasi ishte i dehidratuar, dhe i dhamë ujë dhe ushqim. Ai ishte shumë i dobët dhe shumë i shqetësuar.
“Ai na tha se në varkën e tij ishin gjithsej 40 persona, duke përfshirë edhe veten, dhe se pasi u larguan nga Bimini në mesnatën e të shtunës, ata përfunduan katër orë udhëtim derisa moti i keq shkaktoi përmbysjen e anijes”.
Rreth 20 prej tyre do të kishin duruar orë të tëra duke u kapur pas mbetjeve të bykut, i tha zoti Montoya ekuipazhit.
Ishulli Bimini është distrikti më perëndimor i Bahamas, dhe është vetëm 50 milje larg nga Miami.