Infeksionet e shkaktuara nga varianti Omicron janë thuajse njësoj të rënda me ato të mutacionit Delta, kjo referuar të dhënave të hershme nga Mbretëria e Bashkuar.
Studiuesit në ‘Imperial College London’ krahasuan 11,329 njerëz me infeksion të konfirmuar ose të mundshëm të Omicron me afro 200,000 njerëz të infektuar me variante të tjera. Deri më tani, sipas një raporti të lëshuar përpara se të vlerësohej dhe përditësohej të hënën, studiuesit “nuk shohin prova që Omicron është më pak i rëndë se Delta“, sipas përqindjes së njerëzve pozitivë që raportojnë simptoma ose përqindjes së rasteve që kërkojnë shtrimin në spital.
Tregues i shpejtësisë me të cilën transmetohet Omicron është grafiku i mëposhtëm i përgatitur nga Instituti Sager në Angli.
Doza përforcuese rrit efektivitetin e vaksinës
Në të njëjtën kohë, vaksinat e disponueshme kanë një efektivitet prej 0% deri në 20% pas dy dozave. Megjithatë, shkalla e efektivitetit rritet nga 55% në 80% pas dozës përforcuese.
I njëjti studim tregon se pas marrjes parasysh të faktorëve individualë të rrezikut, shanset për ri-infektim me Omicron janë 5.4 herë më të larta se me Delta.
Një studim i punonjësve të kujdesit shëndetësor në epokën para Omicron tregoi se infeksioni Sars-CoV-2 siguroi 85% mbrojtje kundër një infeksioni të dytë brenda 6 muajve. Në Omicron, mbrojtja arrin vetëm 19%.