Pas disa vitesh myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.

Pas 10 viteve, më 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.

Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar, dhe tjetri në 26 dhjetor të po këtij viti.

Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.

Kalendari për vitin 2030 deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas të cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin, më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramazani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor.

Hasan Ahmed Al Hariri, drejtori i përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha se agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here