Nga: Dashnor Kokonozi

Vizitat në Tiranë të grupeve televizive apo intelektualëve të njohur kosovarë, ishin diçka e mirëpritur, edhe atëherë ende kur nuk kishte rëne regjimi i vjetër.

Thyenin përditshmërinë tonë të mërzitshme.

Kujtoj se ata ishin mjaft më të çlirë dhe më të dekontraktuar se ne. Veçse nga fundi mora vesh se kolegët e mi të RTSh-së që i shoqëronin kishin edhe ndonjë detyrim të vogël: të bënin një raport për vizitat dhe t’i dorëzonin në Drejtori, nga ku më tej ato merrnin drejtime të tjera.

Një herë, kur drejtori më kishte thirrur në zyrë për diçka, nuk e kujtoj përse, tamam atë çast ra telefoni.

Sa kohë që ai po fliste, hodha sytë te shkresat që kishte përpara.

Ishte një raport i detajuar, që një gazetar i njohur bënte për një grup intelektualësh kosovarë që kishte shoqëruar atë javë nëpër Shqipëri.

– Kur u ulëm të pinim kafe në Pukë – raportonte gazetari –  X-i (emri  i një shkrimtari të njohur nga Kosova), duke parë pemët rrotull tha: “Këto drurë këtu më kujtojnë disa rrape që kemi edhe ne në Kosovë, në Marash” (ky emër përmendej, ose diçka e përafërt, se nuk kam qenë në Kosovë).

– Unë lashë menjëherë kafenë – vazhdonte më tej raporti – dhe iu përgjigja: “Rrapet tona janë më të bukur se tuajat!”

Mon, Dieu!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here