Sfida e më shumë se 85% të njerëzve është zgjimi në mëngjes. Për ta, zgjimi herët në mëngjes do të ishte i pamundur nëse nuk do të ekzistonin alarmet.

Shkencëtarët  kanë ndarë mendime për këtë çështje, të cilët vlerësojnë se tendenca e njerëzve për të  vazhduar gjumin pas rënies së alarmit, nuk është lajm i mirë për shëndetin.

Argumenti më themelor ‘anti-shtyrje’ vlen veçanërisht për ata që duan të godasin butonin vazhdimisht, duke zvarritur procesin e zgjimit për një orë.

Nëse nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm, do të keni më shumë gjasa të bini në fillim të ciklit të gjumit pas goditjes së butonit.

Kjo fillon prodhimin e hormoneve që inkurajojnë gjumin e thellë. Fillimi i një cikli të gjumit “është pika më e keqe për t’u zgjuar”, duke na lënë të ndihemi sikur kemi fjetur keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here