ROTHSCHILD, BANKIERE
(1744-SOT) Brenda pak vitesh, Rothschildët kaluan nga getoja e hebrenjve në Frankfurt, Gjermani, në akumulimin e një pasurie të tillë, sa të industrializonin Evropën dhe të financonin luftëra.
MEDICI, BANKIEREhttps://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
(SHEKUJT XV-XVIII) – Financues të Papatit, ishin edhe politikanë e padronë.
Patën një rol të rëndësishëm në Rilindjen italiane dhe kontribuan për të bërë Firencen, qendrën artistike që admirojmë edhe sot.
NEHRU-GANDHI, POLITIKANE
(1919-SOT) – Ngahera anëtarë të Kongresit Kombëtar Indian, çliruan Indinë nga anglezët dhe i dhanë vendit tre kryeministra.
Disa anëtarë të familjes (që është vetëm homonim me Mahatma Gandhin) u vranë.
ROCKEFELLER, BIZNESI I NAFTES
(1870-SOT) – Shumë të pasur falë nxjerrjes së naftës, ishin filantropë të mëdhenj që mbështetën kulturën dhe kërkimin shkencor.
Kreu i familjes ishte Uilliam Avery Roskerfeller, druvar dhe nëpunës udhëtues.
FUGGER, BANKIERE
(SHEKUJT XV-XVI) – Ishte familja më e rëndësishme e sipërmarrësve, mes Mesjetës së Vonë dhe fillimit të epokës moderne.
Kishin monopolin e bakrit dhe lidhën kontrata me shtete të ndryshme europiane.
KRUPP, ÇELIK DHE ARME
(SHEKUJT XIX-XX) – Dinasti gjermane manjatësh të prodhimit të çelikut.
Me fabrikat e tyre influencuan mbi dy luftëra botërore.
Disa prej familjes Krupp u dënuan për krime kundër njerëzimit pas luftës.
BORGHESE, TREGTARE LESHI
(SHEKUJT XVI-XIX) – Familje tregtarësh, kreu i familjesh ishte një tregtar leshi i shekullit XIII, Tiezzo da Monticiano.
Zotëronin shumë toka dhe lidhje të ngushta me papatit dhe me Napoleonin.
KENNEDY, POLITIKANE
(SHEKULLI XX) – Amerikanë me origjinë irlandeze.
Patriarku ishte Patrick J. Kennedy (1858-1929) i Partisë Demokratike.
Mes anëtarëve të saj, më të famshmit ishin presidenti John F. Kennedy dhe senatorët Bob dhe Ted Kennedy.
EPHRUSSI, BIZNESI I NAFTES
(SHEKUJT XIX-XX) – Ukrainas me origjinë greke, kontrollonin drithërat dhe naftën në Europën Lindore.
Krijuan banka por, duke qenë hebrenj, humbën pothuaj gjithçka me ardhjen e nazizmit.
VANDERBILT, TRANSPORTET
(SHEKUJT XIX-XX) – Patriarku amerikan me origjinë holandeze Cornelius Vanderbilt (1794-1877) krijoi një perandori të transportit hekurudhor dhe transportit detar në Tetëqindë