Të gjithë e kanë atë tenxhere ose tigan që duket i djegur në fund dhe njollatthjesht nuk largohen.
Por, një ekspert pastrimi ka zbuluar kombinimin perfekt për të hequr qafe ato shenja të këqija dhe është krejtësisht e natyrshme.
Një yll i TikTok-u, tha se kishte kërkuar për një alternativë pa kimikate për pastrimin e enëve.
“Së pari, ju do të spërkatni tavën tuaj me peroksid hidrogjeni dhe me sodë buke përpara se ta spërkatni përsëri”, tha ajo ndërsa tregonte hapat me tavën e saj.
“Pastaj, do të merrni një sfungjer të thatë me peroksid hidrogjeni dhe do ta fshini”. Brenda pak minutash, tigani po pastrohej ngadalë dhe dukej krejt i ri.
Ajo rekomandoi gjithashtu që nëse nuk keni peroksid hidrogjeni, mund të përdorni uthull pasi krijon të njëjtin reaksion kimik.
Kjo është një alternativë e shkëlqyer sepse zakonisht, shumica e njerëzve tashmë i kanë këto tre përbërës në shtëpitë e tyre.