Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik. Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.

Në këtë artikull ju njohim me gabimet e zakonshme që mund të bëni gjatë rutinës të pastrimit:

Pastroni vetëm dhëmbët
Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqendrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve. Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Përdorimi i një furçe me fije të forta
Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë. Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.

Nuk përdorni fillin dentar
Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët. Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë, shkruan AgroWeb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here