Sokol Neçaj

Në fillim të viteve 1960, Michael Rockefeller u zhduk pa gjurme diku në brigjet e Guinesë së Re Papua. Zhdukja e tij tronditi Amerikën dhe nxiti një kërkim të papare për gjetjen e tij.
Michael Rockefeller ishte djali i vogël i guvernatorit të Nju Jorkut, Nelson Rockefeller dhe anëtari më i ri i një dinastie milionerësh të themeluar nga stërgjyshi i tij i famshëm, John D. Rockefeller – një nga njerëzit më të pasur të botës.
Megjithëse babai i tij priste që ai të ndiqte traditën familjare dhe të ndihmonte në menaxhimin e perandorisë së madhe të biznesit të familjes, por Michael kishte një karakter më të butë, më shumë i prirur nga arti. Pas diplomimit në Harvardi në 1960, ai donte të bënte diçka më emocionuese sesa të ulej nëpër salla konferencash dhe të drejtonte mbledhjet.
Babai i tij, një koleksionist i pasur artesh, kishte hapur Muzeun e Artit Primitiv dhe ekspozitat e tij, me vepra Nigeriane, Azteke dhe Mayane, e kishin hipnotizuar Michael-in. Ai hyri në bordin e Muzeut të babait të tij dhe vendosi të vihej në kërkim të “artit primitiv” (një term që atëherë përdorej veçanërisht për artin e popujve indigjenë). Michael Rockefeller donte të bënte diçka që nuk ishte bërë më parë dhe të sillte një koleksion të madh në New York.
Michael pasi kishte udhëtuar gjerësisht, kishte jetuar në Japoni dhe Venezuelë për muaj me radhë donte të niste një ekspeditë antropologjike për një vend që shumë pak e njihnin. Bisedoi me përfaqësuesit e Muzeut Kombëtar Hollandez të Etnologjisë, dhe u nis për një udhëtim njohje në Guinea e Re Hollandeze, një ishull masiv në brigjet e Australisë, ku jetonte një popull indigjenë Asmat dhe të mbledhte artin e vendasve.
Në vitet 1960, gati prej një dekade, autoritetet koloniale dhe misionarët Hollandezë kishin qenë prezent në ishull, por shumë asmat nuk kishin parë kurrë një njeri të bardhë. Duke patur kontakte të kufizuara me botën e jashtme, Asmat besonin që toka përtej ishullit të tyre të banohej nga shpirtra dhe kur nga përtej detit, vinin njerëzit e bardhë ata i shihnin si një lloj qenieje të mbinatyrshme.
Michael Rockefeller dhe ekipi i tij ishin një kuriozitet për fshatin Otsjanep, vendnodhja e një prej komuniteteve kryesore Asmat të ishullit, dhe jo aq të mirëpritur. Vendasit pranuan te fotografohen nga ekipi, por ata nuk i lejuan studiuesit e bardhë të blinin objekte kulturore, apo ato që shërbenin si pjesë e ritualeve dhe riteve fetare Asmat. Michael ishte më i vendosur se kurrë për të sjellë botën e tyre para publikut amerikan.
Në atë kohë, lufta midis fiseve ishte e zakonshme, dhe Michael mësoi se luftëtarët Asmat shpesh hanin mishin e kokave te armiqve të tyre.
Michael Rockefeller u nis edhe një herë për në Guinea e Re në 1961, këtë herë i shoqëruar nga René Wassing, një antropolog qe punonte per qeverine. Kur anija e tyre u afrua në Otsjanep më 19 nëntor 1961, një ere e papritur trazoi ujin dhe rrymat e forta përmbysën varkën. Michael dhe Wassing ishin të detyruar të mbaheshin pas varkës së përmbysur. Edhe pse ishin 12 milje larg bregut, Michael u hodh në ujë, duke notuar drejt bregut. Ai nuk u pa kurrë më.
Familja e pasur dhe me lidhje te fuqishme politike Rockefeller nuk kurseu asgjë perfshire anije, aeroplanë dhe helikopterë, ne kërkim te Michael ose ndonjë shenjë të fatit të tij.
Per për të ndihmuar në kërkimin e djalit të tyre, Nelson Rockefeller dhe gruaja e tij fluturuan në Guinea e Re. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, ata nuk mundën të gjenin trupin e Michael. Pas nëntë ditësh, ministri i Brendshëm hollandez shpalli se nuk kishte më asnjë shpresë për ta gjetur të gjallë Michael Rockefeller. Pa humbur plotësisht shpresat Rockefellers u larguan nga ishulli. Dy javë më vonë, Hollandezët ndërprenë kërkimet. Zyrtarish shkaku i vdekjes së Michael u konsiderua mbytja në ujë.
Zhdukja misterioze e Michael Rockefeller ishte një sensacion mediatik. Thashethemet përhapen si zjarr në kashtë në tabloidet dhe gazetat. Disa hamendsonin se ai ishte ngrënë nga peshkaqenë kur notonte drejt ishullit. Sipas të tjerëve ai ishte gjallë dhe jetonte diku në xhungël të Guinesë së Re. Hollandezët i mohuan të gjitha këto thashetheme, por pranuan se ata nuk ishin në gjendje të zbulonin se çfarë kishte ndodhur me të. Ai thjesht ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Në 2014, Carl Hoffman, një gazetar i National Geographic, në librin e tij “Savage Harvest: A Tale of Cannibals, Colonialism and Michael Rockefeller’s Tragic Quest for Art Primitive” shkruante që hetimet e Hollandës për këtë çështje rezultuan në prova që Michael e kishin vrarë asmatet. Dy misionarë holandezë që kishin jetuar midis Asmateve për vite me radhë dhe flisnin gjuhën e tyre, dëshmuan tek autoritetet lokale se kishin dëgjuar nga Asmatët që disa prej tyre kishin vrarë Michael Rockefeller.
Oficeri i policisë i dërguar për të hetuar krimin vitin vijues, Wim van de Waal, arriti në të njëjtin përfundim dhe madje paraqiti një kafkë që Asmat pretendonte se i përkiste Michael Rockefeller. Megjithatë, të gjitha këto raporte u varrosën në dosje të klasifikuara dhe nuk u hetuan më tej. Rockefeller-ve u thanë se nuk kishte asnjë provë të re për thashethemet se djali i tyre ishte vrarë nga vendasit.
Hollandezet kishin interes per ta mbylluar historine. Ata kishin humbur tashmë gjysmën e ishullit që e kishte marrë Indonezia. Ata kishin frikë se do të deboheshin shpejt nga ishulli, nëse krijohej mendimi se ata nuk mund ta kontrollonin popullsinë vendase.
Carl Hoffman vendosi të hetojë mbi këto pretendime 50-vjeçare, duke udhëtuar në Otsjanep, ku u paraqit si gazetar që dokumentonte kulturën e Asmat. Ai mësoi se në ishull dihej se ca asmatë të Otsjanep e kishin vrarë një të bardhë, por ky fakt nuk përmendej nga frika e hakmarrjes.
Në vitin 1957, vetëm tre vjet para se Michael Rockefeller të vizitonte ishullin, ndodhi një masakër midis dy fiseve Asmat: fshatrat Otsjanep dhe Omadesep vranë dhjetëra burra të njëri-tjetrit. Qeveria koloniale Hollandeze, u përpoq të ndalonte dhunën. Ata shkuan për të çarmatosur fisin e largët Otsjanep, por një seri keqkuptimesh kulturore çuan në vrasjen e katër liderëve te tyre të luftës.
Në këtë kontekst njerëzit e fiseve Otsjanep hasen në Michael Rockefeller, ndërsa ai po notonte drejt bregut të tokave të tyre. Per fatin e keq të Michael, ata ishin bijtë e atyre që u vranë nga Hollandezët.
Megjithëse me hezitim, kryesisht nga frika, ata më në fund e vranë me shtizë. Pastaj i prenë kokën dhe ia thyen kafkën për t’i ngrënë trurin. E gatuan dhe hëngrën pjesën tjetër të mishit të tij. Kockat e kofshës së tij i kishin shndërruar në kamë dhe femurët ishin kthyer në grepa peshkimi.
Në përputhje me teologjinë e tyre, njerëzit e Otsjanep mendonin se po i rikthenin ekuilibrin botës. “Fisi i njeriut të bardhë” kishte vrarë katër prej tyre dhe tani ata kishin marrë hakun. Duke konsumuar trupin e Michael Rockefeller, ata mund të thithin energjinë dhe fuqinë që u ishte marrë prej tyre.
Megjithëse shumë njerëz asmat ia treguan këtë histori Hoffman, askush nuk pranoi që kishte marre pjesë në vrasje, duke pretenduar se ishte një histori që kishin dëgjuar. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here