Bebet qajnë. Është një realitet me të cilin ballafaqohen të gjithë prindërit e rinj. Sigurisht, ka fëmijë që pothuajse nuk qajnë dhe të tjerë që e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Sido që të jetë, thuajse të gjithë pushojnë kur njeriu që i ka në krah, ngrihet në këmbë. Kur fillon të qajë prindërit e rinj pyesin veten: A do ta ketë mbushur pelenën? A do të ketë uri? A do të jetë i lodhur? A po e bezdis diçka? Dhe pastaj kupton që mund të pushojë shumë lehtë, nëse ngrihesh në këmbë. Është shpjeguar shkencërisht ky reagim, nëse ke qenë ndonjëherë kurioz.
Një studim krahasoi sjelljen, zërin dhe elektro-kardiogramën e foshnjave fillimisht në djep, pastaj në prehrin e nënës së ulur dhe në fund në prehrin e nënës që ecte vazhdimisht për 30 sekonda. Dymbëdhjetë fëmijë të moshës 1 deri në 6 muaj u përfshinë në studim.
Të gjitha të dhënat e mbledhura konfirmuan hipotezën empirike: fëmijët në krahët e një prindi në lëvizje janë më të qetë. I porsalinduri ndihet i mbrojtur nga nëna (dhe babai) dhe kur prindi fillon të lëvizë, i porsalinduri në përpiqet të mos e pengojë ikjen e tij. Fokusohet vetëm të mbijetojë dhe si, duke qenë me prindin me vete. Pra nëse prindi po ikën e ka me vete atë. Ndaj nuk ndërhyn në lëvizjet e nënës, babait apo kujtdo që e ka në krahë. Kjo vjen që nga koha e homosapiensit që ishte më i sigurt nga grabitqarët kur qëndronte në këmbë.