Po shohim së fundmi se furrat e bukës po rrisin çmimi e bukës, gjersa anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave arsyetojnë se kjo rritje vjen për shkak të rritjes së çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë/kg në fillim të gushtit.

U bëmë kurioz për të parë se si caktohej çmimi i bukës vite më parë e ja tek gjetëm këtë vendim të vitit 1932 të Këshillit të Përhershëm të Bashkisë së Tiranës ku ricaktojnë një inspektor tjetër për të bërë një kontroll më të rreptë pasi nga ky raport do të përcaktohet edhe çmimi i bukës.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here