Këshilli Vendor Antifashist i Çlirimit të Popullit të Sanxhakut ishte organi më i lartë politik në Sanxhak gjatë luftës antifashiste. U themelua në Plevla më 20 nëntor 1943.

Kryesia e Këshillit Antifashist të Çlirimit të Popullit të Jugosllavisë në Sesionin e Dytë të 29 nëntorit 1943 në Jajce mori një vendim në të cilin ndër të tjera,  thuhet   se  ZAVNO  (KNAÇ) të Sanxhakut   në funksion   të organit  themelues të pushtetit popullor në Sanxhak.

Historikisht është e njohur se Krahina e Sanxhakut me qendër administrative në Novi Pazar ishte një trevë e banuar me shqiptarë, boshnjakë dhe sllavë në një përqindje minore. Gjatë luftës antifashiste në këtë krahinë ishte zhvilluar një luftë e drejtë antifashiste, ku dalloheshin shqiptarët dhe boshnjakët. Por, me të mbaruar lufta, politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi do të bëjnë pazare dhe do ta ndajnë këtë trevë ashtu si provuan ta ndajnë edhe Kosovën. Ndarja ngjau me fajin e faktorit të brendshëm, por edhe në sajë të raportit të forcave politike dhe ushtarake.

Dokumenti i shuarjes së Sanxhakut si Krahinë Autonome, por edhe i ndarjes administrative në mes të Malit të Zi të cilin përfaqësonte Millovan Gjillas dhe Serbisë Aleksandëar Rankoviqi.

Vendimi i “Zavno”-sit -Këshillit Antifashist të Vendit (krahinës) Sanxhakut për Shpërbërje, Novi Pazar, më 29 mars 1945

Këshilli Antifashist Popullor për Çlirimin e Sanxhakut, në kuvendin e vet më 29 mars 1945 në Novi Pazar konstaton:

Që rrethet e Pribojit, Maleshevës, Zllatarit, Sjenicës, Dezhevës dhe Shtavicës pas Luftës Ballkanike para krijimit të Jugosllavisë centraliste i kanë takuar Serbisë, ndërsa rrethe të Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) i kanë takuar Malit të Zi. Këshilli Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut nuk sheh asnjë arsye që ashtu të mos jetë edhe sot kur në bazë të vendimit të AVNOJ-it nga 29 XI 1943 ndërtohet Federata e re Demokratike e Jugosllavisë.

Që në kuvendin themeltar të këtij këshilli që është mbajtur më 20 XI 1943 në Plevle, e pastaj edhe më vonë, nuk është shtruar kërkesa për status të posaçëm të Sanxhakut në shtetin e ardhshëm.

Prandaj Këshilli Antifashist i Çlirimit të Sanxhakut pas dëgjimit lidhur me statusin e Sanxhakut në shtetin tonë të ri dhe pas diskutimit thelbësor për këtë çështje

VENDOS:

Që rrethet e Pribojit, Mileshevës, Zllatarit, Senicës, Dezhevës( Pazarit të Ri, vrejte e autorit I. A.) dhe Shtavicës ( Tutinit) t’i takojnë Serbisë federale, ndërsa rrethet e Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) t’i takojnë Malit të Zi.

  1. Që Këshilli Antifashist i çlirimit të Sanxhakut të shpërndahet menjëherë;
  2. Që këshilltarët e deritashëm të rretheve të Pribojit, Mileshevës, Zllatarit, Dezhevës dhe Shtavicës menjëherë t’i mbajnë kuvendet dhe ta zgjedhin Këshillin e përkohshëm ekzekutiv nacionalçlirimtar të rrethit;
  3. Këshilli ekzekutiv Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut pushon së funksionuar, pasi ky vendim të aplikohet në vepër;
  4. Këshilli Antifashist i Çlirimit të Sanxhakut e lutë Kryesinë e AVNOJ-it (KÇKJ),Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë si dhe Këshillin Popullor Antifashist të Çlirimit të Malit të Zi që këto vendime t’i zbatojnë në vepër.

Vdekje fashizmit -Liri e Popullit!

Për Këshillin Popullor Antifashist të Çlirimit të Sanxhakut

Këshilli ekzekutiv:

Anëtarë: Milivoje Dobrashinoviq, Jaksha Bogdanoviq, Misho Paviqeviq, Edib Hasanagiq, Marinko Golluboviq, Zhiko Zhizhiq, Nënkryetari i Parë Murat Sheqeragiq, Nënkryetari idytë Dushan Ivoviq (të gjithë e nënshkruajnë).

Në Kuvend kishte dalë edhe propozimi që Malit të Zi t’i bashkohen edhe Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Këtë propozim e kishte mbështetur dhe kërkuar Marko Vujaqiqi. Sreten Vukosavleviqi sipas dokumenteve kishte kërkuar që Sanxhaku me çdo kusht të ndahet sepse nuk mundet të ekzistoi si tërësi. E vërteta ky protagonist kishte propozuar që me këtë ndarje mos të ngutemi. Ndërsa Eduard Kardeli dhe Sreten Zhujoviqi meqë i pari kishte marrë territore të Italisë duke përfshi edhe Trieshtën kishte theksuar se Sanxhaku duhet të likuidohet si njësi territoriale administrative e posaçme. Të përmbajtur kishin qëndruar Mosha Piade, Rade Pribiqeviqi dhe Mile Perunqiqi në mënyrë që këta të marrin pjesë në Këshillin (ZAVNO) Antifashist të Sanxhakut dhe aty të maten qëndrimet e përfaqësuesve. Vendimi për ndarjen e Sanxhakut është bërë pa e pyet fare popullin ndërsa disa politikanë kishin theksuar se me Sanxhakun është bërë gabim dhe këtë vendim nuk duhet zbatuar. Por Tito, Gjillas, Rankoviq dhe Kardel ishin ata që kishin bërë copëtimin e viseve etnike në Jugosllavi ashtu si bënë Churchilli dhe Stalini në Moskë në tetor 1944. Lejet pra i kishin “blanko” nga fuqitë fituese të luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here