Qytetarëve australianë iu është kërkuar të përdorin fjalën “ndërveprim” në rastin e një sulmi nga një peshkaqen duke iu referuar kështu si “ndërveprim me një peshkaqen”.

Kjo kërkesë vjen nga qëllimi për të larguar stigmën negative ndaj peshkaqenëve, pasi në të vërtetë nuk janë kafshë që i sulmojnë shpesh njerëzit. Vitin e shkuar, në Australi pati vetëm 13 vdekje nga peshkaqenët kundrejt miliona njerëzve që notojnë në oqean çdo ditë të vitit.

Autoritetet australiane iu kanë kërkuar qytetarëve t’iu referohen sulmeve si “përballje negative” në rastet kur ndërveprimi me peshkaqenin ka rezultuar fatkeq. Ishin shkencëtarët ata që shprehën shqetësimin se fjala “sulm nga peshkaqeni” dhe “kafshim” i portretizojnë gabim kafshët dhe i largon njerëzit nga dëshira për t’i mbrojtur.

Ndryshimi është i rëndësishëm sepse ndihmon në davaritjen e paragjykimit që peshkaqenët janë përbindësha të pangopur që hanë njerëz”, u shpreh njëri prej shkencëtarëve për “Sydney Morning Herald”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here