Jehona e vizitës së Enver Hoxhës vazhdoi të përcillet në të gjithë gazetën “Bashkimi” të Tiranë. Në krye të faqes së gazetës qëndronin thëniet e ditës. Këtë herë e ndarë veç është kjo fjali: “Shqipëria” është e vogël, por nga zemra është shumë e madhe. Është e madhe dashuria që ushqen populli ynë dhe pionierët tanë për popujt e Jugosllavisë dhe për ju. Kjo dashuri është pa kufi”.

Gazeta nuk citon se ku është marrë kjo fjalë. Lajmi kryesor shoqëruar me një foto të madhe ka lidhje me vizitën e Enver Hoxhës. Sipas gazetës E.H. ka vizituar fabrikën e motorëve në Beograd. Këtu ka zhvilluar edhe një bisedë me punëtorët e kësaj fabrike

Në këtë vizitë atë e shoqëronte ministri i Industrisë së Jugosllavisë, Boris Kidriç dhe ministri shqiptar në Beograd, Hysni Kapo. Ka harxhuar rreth një orë në këtë fabrikë Hoxha. Në emër të klasës punëtore ka folur punëtori Petroviç i cili ka shfaqur kënaqësinë për vizitën e Enver Hoxhës atje. “Përshëndes të gjithë punëtorët e nëpunësit e fabrikës dhe ju uroj sukses në punë. Me kënaqësi do u transmetoj përshëndetjet e nxehta që i drejtuat punëtorëve shqiptarë. Me punëtorë të tillë jam i sigurt për përparimin e vazhdueshëm të popujve të Jugosllavisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here