Autoritetet në shtetin afrikan të Botswana prezantuan përpara publikut një diamant gjigand që mendohet të jetë guri i tretë në botë për nga madhësia.
Guri i çmuar me peshë 1098 karatë u prezantua nga presidenti Mokgweetsi Masisi, një javë pasi ai u gjet nga kompania gjysmë-shtetërore “Debswana”
Diamanti është vetëm pak më i lehtë nga “rivali” i tij në vend të dytë, i cili po ashtu u gjet në Botsëana në vitin 2015.
“Ky është diamanti më i madh i gjetur nga “Debswana” në historinë 50 vjeçare të kërkimeve të saj”, tha Lynette Armstrong, një prej drejtueseve të kompanisë.
“Sipas analizave paraprake mendojmë se kemi të bëjmë me gurin e tretë të çmuar më të madh në botë”, shtoi ajo.