Sot, 14 qershori, është një ditë e veçantë për SHBA. Në këtë ditë në vitin 1775 u formua Ushtria Amerikane, ndërsa nga 14 Qershori 1777 shënohet Dita e Flamurit Amerikan!
Gjatë Revolucionit Amerikan, Kongresi Kontinental miratoi një rezolutë në 14 Qershor duke deklaruar se “Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të jetë trembëdhjetë shirita të kuq dhe të bardhë” dhe se “Bashkimi do të jetë trembëdhjetë yje të bardhë në një fushë blu, që përfaqëson një Konstelacion të ri “. Flamuri kombëtar, i cili u bë i njohur si “Stars and Stripes” (“Yjet dhe Vija”), bazohet në flamurin “Great Union” (“Bashkimi i Madh”), një flamur i mbajtur nga Ushtria Kontinentale në vitin 1776, i cili gjithashtu përbëhej nga 13 shirita, kuq e bardhë. Iniciativat të simboleve në fjalë janë bërë me kërkesë të gjeneralit George Washington.
Në këtë kontekst, me hyrjen e shteteve të reja në kuadrin e Shteteve të Bashkuara pas pavarësisë, yje të rinj u shtuan për të përfaqësuar kornizat e reja në Bashkim. Së këtejmi, në vitin 1818, Kongresi miratoi një ligj që përcaktonte që 13 shiritat origjinal të riktheheshin dhe që vetëm yjet të shtoheshin për të përfaqësuar shtetet e reja. Dhe, më 14 qershor 1877, u mbajt kremtimi i parë i Ditës së Flamurit në 100 vjetorin e miratimit të Yjeve dhe Linjave. Siç udhëzohet nga Kongresi, flamuri i SHBA valëvitet në të gjitha ndërtesat publike në të gjithë vendin deri në 1949 kur Kongresi caktoi zyrtarisht 14 Qershorin si Ditën e Flamurit. /InforCulture.info