Në Spanjën Verilindore, në rajonin Huesca, jo shumë larg kufirit me Francën, ekziston një fshat i vogël idilik i quajtur Agüero.
Mirëpo, ajo që e bën fshatin Agüero të veçantë dhe pse alpinistët nga e gjithë bota vijnë këtu, është formacioni mahnitës i shkëmbinjve që ngrihen 200 metra mbi fshat.
I ashtuquajturi Mallos de Agüero, Los Mallos, është një zgjatim i Pirenejve, i cili mbyll luginën e lumit Gállego në anën veriore. Formimi i shkëmbit është po aq i vjetër sa edhe Pirenejtë, rreth 65 milionë vjet. Erozioni i erës dhe ujit i kanë krijuar këto monolite të mrekullueshme prej argjile dhe guri ranor që ngrihen pothuajse në mënyrë mbrojtëse mbi fshatin dhe luginën.
Më mbresëlënës është shkëmbi që është i ndarë nga pjesa tjetër e formacionit, Peña Sola. Gjithashtu, jo shumë larg Agüero-s është shpella Al-Foraz, kështu që ky vend është i përsosur për ata që duan të gjejnë qetësi dhe të ikin nga tollovia e qytetit në paqen e natyrës. Është një destinacion popullor sidomos për alpinistët, speleologët dhe paraglajdistët, entuziastët e raftingut dhe skijimit.