110 vjet më parë: Si sot, në vitin 1911 në një ceremoni të udhëhequr nga Presidenti i 27-të i SHBA, William Howard Taft, përurohet Biblioteka Publike e New Yorkut, (New York Public Library) një nga bibliotekat më të mëdha në botë!
Ndërtesa zotëron strukturën më të madhe prej mermeri të ndërtuar ndonjëherë në SH.B.A. Për të përfunduar këtë strukturë të bukur arti u deshën 14 vjet me një kosto prej 9 milion dollarësh. Një ditë pas inaugurimit, biblioteka hapi dyert për publikun dhe rreth 40,000 qytetarë kaluan për të përdorur një koleksion që tashmë përbëhej nga më shumë se një milion libra.
Në fund të shek. XIX, New York kishte kapërcyer Parisin në popullsi dhe po arrinte shpejt me Londrën, atëherë qyteti më i populluar në botë. Megjithatë, ndryshe nga këto qytete, asaj i mungonte një bibliotekë mjaft e madhe publike për t’u shërbyer qytetarëve të saj. Në vitin 1886, ish Guvernatori i Nju Jorkut Samuel J. Tilden la pas vdekjes qytetit 2.4 milion dollarë për të “ndërtuar dhe mirëmbajtur një bibliotekë dhe dhomë leximi falas për New York City”. Dhurata mbeti e pashpenzuar deri më 23 maj 1895, kur dy bibliotekat më të mëdha të New York City – Astor dhe Lenox – ranë dakord të bashkohen me Tilden Trust për të formuar një entitet të ri që do të njihet si Biblioteka Publike e Nju Jorkut. 16 vjet më vonë, më 23 maj 1911, dega kryesore e bibliotekës ndodhet në qendër të Manhatanit!
Gjatë dekadave të ardhshme, pjesërisht falë një dhurate prej 5.2 milion dollarësh nga baroni i çelikut Andrew Carnegie, një sistem bibliotekash degësh do të vendoset në të gjithë qytetin e New Yorkut. Sot Biblioteka Publike e New Yorkut vizitohet dhe përdoret çdo vit nga më shumë se 10 milion lexues dhe aktualisht ka mbi dy milion mbajtës kartash, më shumë se çdo sistem tjetër bibliotekar në SH.B.A.!

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here