Disa fshatra të Komunë së Therandës shquhen për lashtësinë e tyre. I tillë është edhe fshati Kastërrc, që gjendet 11 kilometra larg qytezës së Therandës.
Kastërrci ka një histori shumë të lashtë.
Sipas disa të dhënave ky fshat ekziston që nga viti 1100.
Lashtësinë e tij e dëshmon kalaja e vjetër iliro-dardane.
“Në bazë të veglave që janë gjetur, mendohet se këtu jeta ka eksituar që nga koha e neolitit. Më herët është quajtur me emrin Kastellona ndërsa me kalimin e viteve është emëruar Kastërrc”, tregon banori Nuhi Bytyqi.
Banori thotë se në vendin ku ndodhen rrënojat e kalasë janë gjetur edhe varreza.
“Një pjesë të eshtrave janë marrë për studime nga arkeologët, ndërsa shumë pjesë tjera mortore mbetën në këtë vend”.
Nuhiu ka ruajtur artefaktet e lashta që janë gjetur në këtë vendbanime shumë kujdes.
Historiani thotë se fshati sot ka 50-60 shtëpi dhe sipas tij për shkak të pozitës së përshtatshme gjeografike nuk është braktisur.