Disa fotografi të rralla, që i përkasin periudhës së luftës së Parë Botërore (në vitet 1914 – 1917), i mundëson si jo rrallëherë, Memorie.al.

Shkrepjet na paraqesin disa imazhe të panjohura të luftanijeve dhe kryqëzorëve të disa prej fuqive të mëdha të shteteve europiane, që asokohe u afruan në portin e Durrësit, si: Luftanija britanike ‘HMS, Defense’, luftanija franceze, ‘Edgar Kuinet’, luftanija gjermane, ‘Breslau’, luftanija italiane,’ Beghazi’ dhe ajo ruse, ‘Teretz’, që erdhën aty, në vitin 1914.

Pamjet e panjohura të luftanijes hollandeze, ku disa marinarë që gjenden në bord po vizatojnë shqiponjën ‘mbi flamurin e Principatës shqiptare’!

Po ashtu dhe luftanija italiane që erdhi në brigjet e portit të Durrësit, në vitin 1916, për të marrë dhe larguar prej aty Esat Pashë Toptanin, së bashku me trupat serbe, që e shoqëronin atë!..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here