Janë të njohura historitë e Anne Frankut dhe familjes së saj, por edhe të tjerëve që u fshiheshin gjermanëve në një cep të Amsterdamit. Madje edhe nga ata që nuk e kanë lexuar kurrë ditarin e saj, apo që nuk kanë parë filma dhe dokumentarë për këtë temë.
Ishte Miep Gies, punëtorja e Oto Frankut që i siguronte nevojat jetike të familjes Frank gjatë kohës që jetonte e fshehur. Dhe, ishte po ajo që e shpëtoi ditarin e Annes dhe ia rikthehu Oto Frankut, pas përfundimit të luftës.
Sikur ditari të ishte zbuluar nga gjermanët, të gjithë njerëzit që ndihmuan familjen Frank do të ishin denoncuar tek Gestapoja. Sipas saj, ajo u shpëtua nga arrestimi pasi ishte nga i njëjti qytet – Vjena – prej nga vinte edhe zyrtari përgjegjës për rastin.