Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka ulur me sukses robotin e ri në Mars.
“InSight” i NASA-s është mision i cili kushton rreth një miliard dollarë. Ai do të jetë në gjendje të gërmojë në një thellësi prej pesë metrash nën sipërfaqen e Marsit dhe do të dërgojë të dhëna për studime të mëtejshme nga shkencëtarët e Agjencisë Kombëtare të Hapësirës dhe Aeronautikës, NASA.
Ulja e tij u bë pas shtatë minutave dramatike, raporton BBC.
Lajmin e ka përshëndetur edhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. /koha.net